E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon zv/presidentin Joe Biben

Gjatë vizitës së tij në SHBA, Kryeministri Berisha është takuar me personalitete të rëndësishme. Zyra e shtypit të Kryeministrit ka bërë të ditur se Berisha ka zhvilluar një takim me zv/presidentin e SHBA, Joe Biden. Kryeministri Berisha e ka falënderuar zv/presidentin për takimin dhe e ka ftuar për të vizituar Shqipërinë. Kjo ftesë është pranuar me kënaqësi nga zëvendëspresidenti Joe Biden. Po kështu, Kryeministri ka takuar dje edhe senatorin John McCain, kandidat për President në zgjedhjet e fundit. Berisha e ka njohu McCain-in me procesin e anëtarësimit në NATO, si dhe me reformat e qeverisë që ndikuan në përshpejtimin e këtij procesi. Gjithashtu, biseda mes tyre është përqendruar edhe te Kosova, pasi senatori McCain është një mbrojtjes dhe luftëtar i kësaj çështjeje. Berisha është takuar edhe me spikeren e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi, si dhe me shumë kongresmenë dhe senatorë të tjerë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›