Edi Rama përshëndet rezolutën e PE-së
Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, përshëndeti dje miratimin e Rezolutës së Parlamentit Evropian në mbështetje të perspektivës evropiane të Kosovës. Në vlerësimin e tij, miratimi i kësaj rezolute është shprehje e qartë e mbështetjes së Parlamentit dhe Bashkimit Evropian për promovimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës dhe garantimin e shtetit të së drejtës për të gjithë qytetarët e Kosovës. Gjithashtu, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ndan të njëjtën dëshirë dhe besim me shumicën e eurodeputetëve që miratuan dje në Strasburg këtë rezolutë, për t‘u rekomanduar edhe pesë vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian (Greqisë, Qipros, Sllovakisë, Spanjës dhe Rumanisë) njohjen e shtetit të ri të Kosovës. Partia Socialiste e Shqipërisë vlerëson se angazhimi në procesin e integrimit evropian të Kosovës, përkrah vendeve të tjera të Ballkanit, është shumë i rëndësishëm për zhvillimin dhe prosperitetin e të gjithë
rajonit.
rajonit.