Korridori 8, impakt në integrimin infrastrukturor
Projekti i Korridorit 8 ka mbledhur dje, në mjediset e Kuvendit, deputetët e Komisioneve të Transportit dhe Industrisë së parlamenteve të Shqipërisë, Italisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë, me pjesëmarrjen e Trupit Diplomatik, organizmave evropiane dhe ekspertëve të fushës. Ky takim synon t‘u japë një nxitje të mëtejshme qeverive dhe institucioneve të vendeve që përshkon Korridori 8, për të shpejtuar realizimin e projekteve për ndërtimin e tij. Sipas Topallit, "Korridori 8 ka një impakt të ndjeshëm jo vetëm në integrimin infrastrukturor, por edhe ekonomik të vendeve tona. Ai sjell një integrim social e njerëzor të një rajoni, që për një kohë të gjatë ka vuajtur izolimin dhe natyrshëm kërkon rikthimin në familjen evropiane".
Në fjalët e tyre, drejtuesit e Komisioneve Parlamentare të Transportit të Rajonit vlerësuan dhe falënderuan Kryetaren e Kuvendit për organizimin e kësaj nisme në funksion të përshpejtimit të ndërtimeve në Korridorin 8.