E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Berisha të lërë një vit rrogën për Gërdecin"

Kryetari i LDK-së, Nikoll Lesi, ka bërë dje publik propozimin e tij që politika të kontribuojë për tragjedinë e Gërdecit. Ndërsa disa kohë më parë, Lesi kërkonte dorëheqjen e Kryeministrit Berisha, tashmë nga ana e tij ka ardhur një kërkesë për të ndihmuar sado pak banorët e dëmtuar të Gërdecit. "Propozoj gjithë politikën që të kontribuojë për tragjedinë e Gërdecit duke filluar nga Presidenti, Kryeministri, ministrat dhe deputetët, kryetarët e bashkive, komunave dhe drejtorët që kanë pagë të mesme apo të nivelit të lartë në të gjithë Shqipërinë, që të japin një pagë mujore për të lehtësuar dhimbjen dhe shpirtin e trazuar të banorëve të Gërdecit", tha Lesi. Ndërkohë që po preket fondi i emergjencës për të dëmshpërblyer banorët e dëmtuar nga tragjedia, ku pasojat e prekjes së fondit do të ndihen në korrik në rrogat e mësuesve, mjekëve dhe një pjese të mirë të buxhetorëve, një nga deputetët aktivë të Kuvendit të Shqipërisë ka kërkuar që të jenë edhe deputetët që të vuajnë në një mënyrë fare të vogël pasojat e asaj që ndodhi më 15 mars. Propozim të veçuar, deputeti Lesi ka bërë për Kryeministrin Berisha dhe ish-ministrin Fatmir Mediu. "Ndërsa Berisha dhe Mediu të lërë pagën e një viti në llogari të banorëve të Gërdecit. Sepse të dy janë titullarët kryesorë të ekzekutivit dhe përgjegjësia politike është sipas hierarkisë", tha ai. Kryetari i Lëvizjes Demokristiane ka kërkuar ndryshimin e kabinetit qeveritar menjëherë pas Samitit të Bukureshtit. Kërkesa e tij e kahershme lidhet aktualisht me ngjarjen e Gërdecit, ku Lesi shprehet se "shumë segmente të qeverisë janë të komprometuara". Lesi kërkoi një qeveri që të bazohet mbi emra VIP-ash në politikë dhe jo një qeveri fiktive të ndërtuar mbi bazën e kryetarëve të partive të vogla.SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›