Rosi kërkon "hakmarrjen": Në Jerez ndihem si në shtëpi
Në garën e parë të botërorit në MotoGp, Valentino Rosi nuk ka arritur të shkojë më shumë se vendi i pestë. Por, tashmë, "Doktori" është gati të hedhë pas shpine fillimin jo të mirë. "Në Katar gara nuk shkoi ashtu si shpresoja, por tashmë garojmë në Jerez: në këtë cirkuit kam bërë gara fantastike", tha piloti i Jamahas. "Aty kemi zhvilluar disa teste në muajin shkurt dhe jam zbavitur pa masë. Kjo është arsyeja përse pres me padurim të zbres në pistë. Në të kaluarën në Jerez kam pasur gjithmonë ndjesinë se po garoja në shtëpinë time. Është një cirkuit që të zbavit gjatë garës, duhet të kesh teknikë dhe mbi të gjitha i përshtatet motorit tonë". Megjithatë, M1 ende nuk është në maksimumin e saj, e këtë e pranon edhe Rosi: "E kemi të qartë se duhet të punojmë më shumë, mbi të gjitha pas rezultatit në Katar. Do të tentojmë të marrim maksimumin nga provat e lira që kemi në dispozicion për të përmirësuar performancën e Jamahas. Për sa u përket gomave ‘Brixhston‘, ato janë shumë konkurruese".
SSSASS