E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bufon "thërret" Lampard te Juventusi

Pas fitores 1-2 me Interin në "San Siro", Bufon ka vlerësuar grintën e skuadrës së tij. "Që prej periudhës kur në skuadër luante Viali, Juventusi ka trashëguar një lojë që tregon karakter të fortë, shumë grintë dhe përkushtim, që na lejon të kalojë çdo pengesë, pavarësisht mangësive në kualitet", tha portieri më i mirë në botë për të përditshmen sportive "Tuttosport". "Në sfidën e luajtur gjatë fundjavës së kaluar treguam se nëse jemi në 110 për qind të mundësive, mund të luajmë kundër kujtdo kundërshtari, madje edhe me një ekip shumë të kompletuar si Interi. Problemi qëndron se nuk mund të mbash nivele të tilla gjatë gjithë sezonit: kur luan vetëm me 70 për qind të kapacitetit, ashtu si ka ndodhur në këto muajt e fundit, është e nevojshme që në kontingjentin e skuadrës të kesh kampionë të mëdhenj, të cilët janë në gjendje të sigurojnë fitoren". I pyetur nëse gara për titullin kampion në Serinë A është hapur, duke konsideruar faktin se Roma është vetëm 4 pikë larg zikaltërve, Bufon tha: "Nëse do të ishim në vendin e Romës, do të thoshim që gjithçka është e hapur deri në fund. Më vjen vërtet shumë keq, që në pozicionin që mban Roma në klasifikim nuk është Juventusi". Synimi kryesor i bardhezinjve në këtë edicion mbetet kualifikimi për në Ligën e Kampioneve. Por, për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze në aktivitetin më të rëndësishëm për klube në kontinent, skuadrës së Ranierit i duhen përforcime cilësore. Një prej tyre është Frenk Lampard, i cili është vlerësuar maksimalisht nga portieri i kombëtares italiane. "Lampard? Një lojtar i jashtëzakonshëm dhe roli i tij te Çelsi, një skuadër e ngjashme në lojë me Juventusin, është thelbësor". Prej javësh është folur për një transferim të mundshëm të mesfushorit anglez në Torino. SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›