Dëmtohen Henri e Benzema, në skuadër kthehet Trezege
Kriza e dëmtimeve ka detyruar trajnerin e Francës, Rajmond Domenek, të ndryshojë planet e tij për miqësoren e së mërkurës me Anglinë. Tekniku francez ka ftuar për këtë ndeshje sulmuesin e Juventusit, David Trezege, portierin e Nicës, Hugo Loris dhe sulmuesin e Lens, Loik Rami. Për këto grumbullime të minutave të fundit, Domenek ka rishkruar planet e tij, duke parë listën e gjatë të të dëmtuarve para kësaj sfide. Vetëm gjatë së dielës ai ka marrë përgjigje negative nga dy prej sulmuesve titullarë, Tierri Henri dhe Karim Benzema, të dy në gjende jo të mirë pas dëmtimeve që kishin marrë gjatë ndeshjeve të fundjavës me skuadrat respektive. "Kjo është një epidemi e vërtetë që po na shkatërron nga koka deri te këmbët", u shpreh trajneri i francezëve, i cili dëshironte të provonte ndaj Anglisë disa prej futbollistëve që do të marrin pjesë në fazën finale të EURO 2008. Dy aforfetë e orëve të fundit ishin paraprirë nga një seri e gjatë dëmtimesh të lojtarëve kryesorë të përfaqësueses franceze si portieri Frei, mbrojtësi Sanja, mesfushorët Vieira dhe Valbuena, apo sulmuesi Saha. Ndonëse Domenek nuk ka një raport të mirë me Trezege, mund të jetë i detyruar ta aktivizojë si titullar në këtë miqësore me "tre luanët".
SSSASS