“Berisha të ndalë provokimet ndaj opozitës”
Autori i Lajmit: red.
Nga Edi Rama
Dua t i bëj sot një apel kryeministrit Berisha për të korrigjuar pa humbur kohë gabimin trashanik të shkeljes së barazisë së subjekteve politike e shoqërore në hapësirën e mediave elektronike të vendit dhe për të hequr dorë nga presioni abuziv mbi ato media që në ushtrim të lirisë së tyre kushtetuese e ligjore, transmetuan një spot kritik të një organizate shoqërore jofitimprurëse ndaj qeverisë. Dua t i bëj sot apel kryeministrit Berisha për të mos e provokuar më tej opozitën duke përdorur lekët e shqiptarëve për një fushatë elektorale të paligjshme, të njëanshme dhe kërcënuese ndaj lirisë së shprehjes e të informimit të publikut në mediat elektronike. Dua t i bëj sot apel kryeministrit Berisha për të mos bërë as rolin e shurdhit ndaj kësaj kërkese legjitime të opozitës dhe as rolin e budallait në raport me ligjin e me vetë vendimet e qeverisë së tij, që e ndalojnë shprehimisht spotin propagandistik të prodhuar e të transmetuar me lekët e shqiptarëve për llogari të interesit politik e partiak të Sali Berishës. Po ashtu, Kryeministri s mund të bëjë as shurdhin e as budallanë në lidhje me faktin se KKRT-ja, përmes kryetares së zgjedhur prej qeverisë, ka gjobitur në mënyrë të paligjshme televizionet që kanë transmetuar një reagim të ligjshëm të qytetarëve të këtij vendi ndaj spotit të Kryeministrit. Dua t i bëj apel kryeministrit Berisha që të kuptojë se nuk është në interes të vendit e të bashkëqytetarëve tanë kthimi mbrapa në debatet e vjetra e të ashpra për të drejtat e liritë elementare të opozitës në procesin politik në tërësi dhe atë elektoral në veçanti. Ne nuk e dëshirojmë rritjen e tensionit politik, aq më tepër për shkaqe krejtësisht të evitueshme dhe as dëshirojmë që të ringjallim tek qytetarët shqiptarë e tek komuniteti ndërkombëtar shqetësimin e vjetër të shkeljes së lirive e të drejtave më elementare të opozitës e të medias në Shqipëri, po duam ta zgjidhim këtë problem të krijuar pa lejuar që të rëndohet më tej e të prodhojë dëme të panevojshme mbi procesin politik e elektoral, në dëm të qytetarëve, të vendit e të imazhit të tij.
Për gjithë sa më lart unë i kërkoj kryeministrit Berisha:
1.Të ndalojmë njësoj me ligj, për të gjitha subjektet politike, ose të lejojmë njësoj me ligj, për të gjitha subjektet politike, spotet televizive jashtë periudhës elektorale të përcaktuar nga ligji.
2. Të mos ketë asnjë kufizim ligjor për spotet sensibilizuese të subjekteve të shoqërisë civile për problemet e vendit e të qeverisjes së tij në nivel qendror e vendor.
3.Të përcaktohet qartë me ligj lloji dhe kohëzgjatja e njoftimeve të qeverisë apo institucioneve shtetërore përmes spoteve televizive.
4.Të ndalohet dhuna ndaj mediave përmes gjobave arbitrare të shumicës politike të KKRT që përfaqëson qeverinë në atë institucion.
Këtë apel Kryeministri nuk duhet ta neglizhojë për të mos i krijuar procesit politik kosto që mund të shmangen dhe duhet të shmangen; sepse vendit nuk duhet t ia shtojmë, por t ia pakësojmë hallet; sepse shqiptareve dhe shqiptarëve nuk duhet t u japim arsye të tjera për t u dëshpëruar edhe më tej me politikën; sepse në këtë vit elektoral forcat politike duhet të kenë liri, të drejta dhe kushte të barabarta për ta bërë publike ofertën e tyre; sepse Shqipëria nuk duhet në asnjë mënyrë të dëmtohet në rrugën e saj drejt NATO-s e BE-së, për shkelje të rregullave më elementare të demokracisë.
Ky lajm është publikuar: 05/09/2008