Nanoistët krijojnë parti të re
Autori i Lajmit: red.
“Hapi tjetër që ne po projektojmë është shndërrimi në një subjekt politik elektoral. Sigurisht që ky ka qenë një diskutim i vjetër brenda lëvizjes, por me kushtet e krijuara, është bërë një domosdoshmëri, sidomos mbas tradhtisë që PS, tashmë një ish-parti socialiste, i bëri programit të saj, filozofisë së saj, spektri politik i majtë të ketë një PS të vërtetë”
Petro Koçi, ish-deputeti i Partisë Socialiste, do të drejtojë që nga vjeshta një parti të re të majtë. Grupimi i nisur si lëvizje për politikë institucionale brenda socialistëve dhe që njihet ndryshe dhe si grupi i mbështëtësve të ish-liderit të PS-së, Fatos Nano, synon konkurrimin në zgjedhjet e ardhshme. Kreu i subjektit më të ri politik shprehet se ky ka qenë një diskutim i vjetër brenda lëvizjes, por me kushtet e krijuara, është bërë domosdoshmëri. Deputeti Koçi deklaron se partia e re i ka dyert e hapura edhe për ish-kreun e PS-së, Fatos Nano, apo edhe për deputetë të tjerë të majtë. PS do të pësojë kështu ndarjen e dytë të madhe që pas largimit të Ilir Metës, pikërisht para zgjedhjeve parlamentare të 2009-s. Skena është thuajse e njëjtë. Edhe Ilir Meta krijoi partinë e tij fiks një vit para zhvillimit të zgjedhjeve të 2005-s.
Deklarata
“Hapi tjetër që ne po projektojmë është shndërrimi në një subjekt politik elektoral. Sigurisht që ky ka qenë një diskutim i vjetër brenda lëvizjes, por me kushtet e krijuara, është bërë një domosdoshmëri, sidomos mbas tradhtisë që PS, tashmë një ish-parti socialiste, i bëri programit të saj, filozofisë së saj, spektri politik i majtë të ketë një PS të vërtetë”, - tha Koçi. Deputeti Koçi deklaron se partia e re i ka dyert e hapura edhe për ish-kreun e PS-së, Fatos Nano, apo edhe për deputetë të tjerë të majtë. “Kjo është një situatë që s ka nevojë për ftesë. Mendoj se ajo që është katandisur në një shtet privat, në një kushtetutë private, kërkon ndërhyrjen emergjente të gjithë atyre autoriteteve politike që e mendojnë Shqipërinë evropiane dhe një Shqipëri të qytetarëve dhe jo të pashallarëve të politikës”, - tha Koçi. Një ditë më parë ai ka sqaruar se lëvizja e tij politike tashmë do të ketë përfaqësimin e saj institucional në Kuvend pas formimit të Grupit të ri Parlamentar E majta për Integrim në marrëveshje me socialistët e LSI-së. Sipas tij, përjashtimi i mendimit ndryshe për shkak të mentalitetit berishian të lidershipit të PS-së, tashmë parti ish- socialiste e detyroi Lëvizjen Institucionale të kërkojë instrumente përfaqësimi jashtë Grupit Parlamentar të PS-së. Nuk bëhen ende të ditura detaje të kësaj nisme të re të mbështetësve të ish-kreut socialist, por ajo që tashmë është e sigurt, është bashkëpunimi i këtij subjekti të ri elektoral me koalicionin e Ilir Metës, “E majta për Integrim”, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Koçi ka pohuar se brenda vjeshtës do të bëhet e njohur përbërja e forumeve drejtuese, statuti dhe programi i këtij subjekti politik. Në këtë mënyrë, mundësitë e një bashkimi të socialistëve bien, në një kohë kur u duhen të përballen me krijimin e një partie të dytë që del nga gjiri i tyre. Janë të shumtë mbështetësit e ish-kreut socialist, por edhe ata të pakënaqur nga dora drejtuese e Edi Ramës në këto tre vite qëkur ka marrë drejtimin e partisë. Tanimë mbetet vetëm që instrumentet juridike të përcaktojnë hollësi të reja të këtij grupimi, por edhe për të zbardhur nëse do të jetë Nano ai që do ta drejtojë, apo Petro Koçi. Gjithsesi, ajo që mund të thuhet e sigurt është se një bashkëpunim Meta–Nano tani duket më i afërt.
Ky lajm është publikuar: 05/09/2008