Operohet Lul Berisha, shtyhet gjyqi
Autori i Lajmit: red.
Dështon seanca e parë gjyqësore për këtë sezon në ngarkim të “Bandës së Durrësit”. Burime nga Gjykata e Krimeve të Rënda bëjnë të ditur se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e disa të pandehurve, mes tyre dhe Lulzim Berishës, si dhe disa nga avokatët mbrojtës. Në një njoftim për togat e zeza, Drejtoria e Burgjeve bën të ditur se Lulzim Berisha i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në apendicit. Ndërkohë trupi gjykues deklaroi se do të merrte masa ndaj avokatëve mbrojtës, nëse mungesa e tyre do të përsëritet dhe në seancat e tjera, çka do të sillte dhe një zvarritje të procesit. Vendimi i trupit gjykues u mor pas kërkesës së prokurorit të çështjes. Gjyqi pritej me interes, pasi tre ditë më parë, në qytetin e Durrësit u ekzekutua me 30 plumba dhe vëllai i tretë i Klodian Saliut, që njihej si ish-anëtar i Bandës së Durrësit, një nga eksponentët kryesorë të kësaj bande. Policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me këtë vrasje, por ende nuk ka ndonjë të arrestuar. Lul Berisha akuzohet si kapoja i “Bandës së Durrësit”. 17 persona akuzohen për krime të rënda, si vrasje, plagosje, trafiqe.
Ky lajm është publikuar: 05/09/2008