E Diel, 1 Nëntor 2026

Mallakastër, pranga tre policëve, vidhinin naftë

Autori i Lajmit: red.
Përfundojnë në pranga tre punonjës policie, dyshohet se kanë vjedhur naftë. Zyra e SHKB-së në Drejtorinë e Policisë së Fierit, pas investigimesh të shumta, ka vënë në pranga pesë shtetas, 2 prej të cilëve kanë qenë me detyrë policë roje në KPTHN Ballsh dhe 3 punëtorë në këtë kombinat nafte. Sipas burimeve zyrtare të policisë, këta persona janë kapur në kushtet e flagrancës, duke vjedhur gazoil me bidona plastikë dhe autobot. Në cilësinë e provës materiale policia ka kapur 50 bidona plastikë, 30- litërsh dhe një automjet autobot. Pasi kanë grumbulluar të gjithë informacionin e duhur, punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në këtë drejtori policie kanë organizuar operacionin e koduar "Gazoili". Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, merrnin bidona plastikë dhe i mbushnin me gazoil në repartin e transportit në KPTHN. Më pas atë e shisnin kundrejt shumës 1300 lekë të vjetra litrin. Pasi kanë marrë informacion, punonjësit e SHKB-së i kanë mbajtur në mbikëqyrje të rreptë dhe kanë arritur që t i kapin në kushtet e flagrancës.
Të arrestuarit
Taulant Çela, 33 vjeç
Ahmet Metohu, 44 vjeç
Genci Mahmutaj, 34 vjeç
Viron Pashaj, 33 vjeç
Ilir Shehaj, 46 vjeç

Sekuestrohen
50 bidona plastikë 30-litërsh me gazoil
Një automjet tip “Benz”, me targa FR 9823 B
Një automjet tip “Audi” me targa CH 380013
Një automjet autobot
Sasia prej 1500 litra gazoil.
Ky lajm është publikuar: 05/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›