E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Hape derën, jemi policia”

Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Dyshimet për armëmbajtje pa leje apo lëndë narkotike çojnë uniformat blu të kryejnë kontrolle të befasishme në banesat e të dyshuarve. Por në çdo rast kontrollet shoqërohen me një urdhër të gjykatës. Vetëm gjatë këtij viti, Gjykata e Tiranës ka firmosur 13 urdhra për kontrolle në banesa të të dyshuarve. Mësohet se në disa prej rasteve janë gjetur sasi të konsiderueshme armësh luftarake, municionesh dhe lëndësh narkotike. Burime nga organi i gjyqësorit bëjnë të ditur se kontrollet në shtëpitë e të dyshuarve kryhen pa urdhër të togave të zeza vetëm në rastet flagrante.
Kontrollet
Banesat e personave që dyshohen se fshehin prova materiale, posedojnë armë apo lëndë narkotike, kryehet me urdhër të gjykatës. Madje, në vendimin e togave të zeza përcaktohet jo vetëm dita dhe data kur do të kryhen kontrollet, por dhe orari në të cilin policia duhet t i bjerë derës së të dyshuarit. Procedurat për kontrollin e banesës bëhen të ditura nga burime pranë Gjykatës së Tiranës. Kjo e fundit vetëm gjatë këtij viti ka firmosur 13 urdhra për kontrolle banesash. Ndërsa kërkesa për të kryer verifikim paraqitet në gjykatë nga prokuroria, e cila ka kryer paraprakisht hetimet dhe ka dyshime të bazuara në ligje. Sipas burimeve nga organi i gjyqësorit, në disa prej banesave, për të cilat togat e zeza kanë lëshuar urdhrin e kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, armë zjarri dhe lëndë narkotike. Por në disa raste nuk janë gjetur prova kompromentuese në shtëpitë e të dyshuarve.
Dokumentet
Punonjësit e policisë, për të hyrë në një shtëpi për të kryer kontrolle, pavarësisht dyshimeve, duhet të jenë të pajisur me urdhrin e gjykatës. Madje, në shumë prej rasteve, duhet që në grupin e kontrollit të jetë dhe një përfaqësues nga gjykata përveç përfaqësuesit të prokurorisë dhe punonjësve të uniformave blu. Burime nga gjykata pohojnë se në rastet flagrante të ndjekjes së personit që është duke ikur, që nuk lejojnë nxjerrjen e një vendimi kontrolli, oficerët e policisë gjyqësore kryejnë kontrollin e personit.

Kreu 3: Mjetet e kërkimit të provës
Seksioni 2: Kontrollet
Neni: 202
Titulli: Kushtet për kryerjen e kontrolleve
Përmbajtja: 1. Kur ka arsye të bazuara për të menduar se dikush fsheh në personin e tij prova materiale të veprës penale ose sende që i përkasin veprës penale, gjykata merr vendim për kontrollin personal. Kur këto sende ndodhen në një vend të caktuar, vendoset kontrolli i vendit ose banesës.
2.Gjykata që ka nxjerrë vendimin mund të veprojë vetë ose të urdhërojë që veprimi të kryhet nga oficerët e policisë gjyqësore, të caktuar në vendimin e kontrollit.
3.Në rast flagrance ose në rast ndjekje të personit që është duke ikur, që nuk lejojnë nxjerrjen e një vendimi kontrolli, oficerët e policisë gjyqësore kryejnë kontrollin e personit ose të vendit, duke zbatuar rregullat e caktuara në nenin 299.
Ky lajm është publikuar: 05/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›