E Shtunë, 31 Tetor 2026

“PS po zvarrit ligjin e ri”

Autori i Lajmit: red.
Partia Demokratike akuzon socialistët e Komisionit të Medias se po zvarritin dhe pengojnë përmirësimin e ligjit të medias për interesa të ngushta. Bumçi sqaroi se ligji që është aktualisht në fuqi, që rregullon marrëdhëniet me televizonet publike dhe private, është hartuar gjatë kohës që drejtonte PS. “Për këtë çështje ju duhet t i ishit drejtuar kryetares së Grupit Parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, e cila për mëse një vit ka zvarritur dhe pengon ligjet në Komisionin e Medias, që drejtohet pikërisht nga zonja Leskaj. Ligji i mëparshëm për mediat është miratuar nga qeveria socialiste”, -ka deklaruar Bumçi. Ai tha se PD ështe e gatshme të votojë çdo nismë që vjen nga opozita për përmirësimin e ligjit në fjalë.
Ky lajm është publikuar: 05/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›