E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnjë, grabitet me armë karburanti

Autori i Lajmit: red.
Persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur dje në mes të ditës një karburant në afëri të Lushnjës. Burime zyrtare nga Policia e Fierit bënë të ditur se dy persona me armë kanë vjedhur shumën e 60 mijë lekëve të reja në pikën e shitjes së hidrokarbureve. Menjëherë njoftimit për grabitje, në vendngjarje kanë shkuar forca policie, si dhe një grup ekspertësh. Përveç hetimeve për gjetjen e autorëve, policia ka ngritur dhe një pistë tjetër hetimi. Sipas të njëjtave burime, mësohet se nga hetimet paraprake që ka zhvilluar Drejtoria e Policisë Fier si dhe komisariati i Lushnjës, kjo histori është një sajesë e një punonjësi 20-vjeçar, i cili kishte vetëm katër ditë që kishte filluar punë në këtë pikë karburanti. Dyshimet janë hedhur pas deponimit të 20-vjeçarit, i cili ka pohuar se dy persona, nën kërcënimin e pistoletave, i kanë marrë shumën e 60 mijë lekëve. Nga ana tjetër, rojës së kësaj pike karburanti, kur ka shkuar dhe ka biseduar me të, nuk i kishte thënë se i kishin shkuar dhe e kishin grabitur shumën e 60 mijë lekëve.
Ky lajm është publikuar: 05/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›