Kuvendi zvarrit diskutimin e 3 projekligjeve
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Është mirë të hapen dhe kam besim që meqenëse kjo nismë është tashmë në duart e Parlamentit, dhe për këtë është prononcuar disa herë dhe kryetarja Topalli, besoj që do të jetë një proces që do të nisë së shpejti”, - tha zoti Starova
Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit është kthyer përsëri në një temë diskutimi për politikën shqiptare. Aktulisht në Kuvendin e Shqipërisë janë 3 projektligje për këtë çështje, por politika, edhe pse publikisht kërkon hapjen e dosjeve, realisht nuk ka nisur diskutimet për t i kthyer në ligje këto projekte dhe për të hapur dosjet. Partia Republikane dhe Partia e Bashkimit Liberal Demokrat theksuan dje idenë për hapjen e dosjeve për bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit. Kreu i Grupit Parlamentar të PR-së, Arjan Madhi, tha se republikanët janë deklaruar plotësisht për të bërë një proces transparence në këtë drejtim, në përputhje me të gjithë rekomandimet e ndërkombëtarëve. Ndërsa Kryetari i Bashkimit Liberal Demokrat, Arjan Starova, tha se është një proces që duhet të ishte bërë prej kohësh dhe do të ishte më e mira që të mos humbej më kohë në këtë drejtim, sepse këto dosje, janë pjesë e një debati publik, e një pakënaqësie dhe është një detyrë dhe një shqetësim i politikës së vërtetë shqiptare.
Deklarata
“Qëndrimin tonë ne e kemi bërë publik me draftet e paraqitura në Parlament”, - tha zoti Madhi. Sipas tij, këto drafte janë të përfshira eventualisht në axhendën e punës së Kuvendit dhe do të jepet kontributi në momentin që ato do të programohen. Ndërsa Kryetari i Bashkimit Liberal Demokrat, Arjan Starova, shprehu qëndrimin e kësaj force politike për hapje të dosjeve të periudhës së sistemit komunist. Sipas tij, nuk duhet më të spekulohet me këto dosje. “Është mirë të hapen dhe kam besim që meqenëse kjo nismë është tashmë në duart e Parlamentit, dhe për këtë është prononcuar disa herë dhe kryetarja Topalli, besoj që do të jetë një proces që do të nisë së shpejti”, - tha zoti Starova. Duke u ndalur tek rezoluta e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë për këtë çështje në vitin 2006, kreu i BLD-së tha se rezoluta ka konfirmimin që duhet të hapen dosjet, por nga rezoluta deri në hapje duhet bërë një hap tjetër, duhet bërë një ligj, duhet të merret një nismë ligjore. “Besoj që PD si partia më e madhe e koalicionit të djathtë duhet ta nisë. Duke folur në emër të BLD, ne do të japim mbështetje të plotë për këtë”, - garantoi zoti Starova. Pak ditë më parë edhe zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, njëkohësisht deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, theksoi se Parlamenti shqiptar nuk ka vullnet për të hapur dosjet e spiunëve të ish-Sigurimit të Shtetit, që sot mund të gëzojnë vende të lakmuara në politikë dhe administratë. Biberaj thekson se fakti që hapja e dosjeve po ndesh kaq rezistencë, të bën të mendosh se ish-bashkëpunëtorët kanë qenë të shumtë në numër, por edhe të shtrirë në gjeografinë politike. Në këtë mënyrë, ai nuk mohon që ish-bashkëpuntorët e Sigurimit të Shtetit sot të jenë edhe brenda së djathtës shqiptare. Biberaj thekson se PD duhet të nxitojë në këtë nismë, sepse ajo u ka borxh ish-të përndjekurve politikë faktin që një pjesë e atyre që i kanë persekutuar këta njerëz prej vitesh, sot gëzojnë poste të larta dhe privilegje shtesë. Aktualisht, janë 3 propozime që i janë çuar Komisionit të Ligjeve për t u shqyrtuar, dy të bëra nga PD dhe PS dhe propozimi i tretë është nga PDK. Projektligji i PD-së parashikon hapjen e dosjeve për politikanët, për përfaqësuesit e lartë të administratës publike, pra elitës së një vendi, ndërsa i PS-së kërkon jo vetëm hapjen e këtyre dosjeve, por dhe publikimin e tyre.
Ky lajm është publikuar: 24/05/2008