Mangalemi dhe Gorica, lagjet turistike të Beratit
Autori i Lajmit: red.
Mangalemi dhe Gorica, janë dy lagje të qytetit të Beratit që dallohen për harmoninë me terrenin në të cilën janë ndërtuar, duke shfrytëzuar mjeshtërisht gjuhën arkitektonike. Këto lagje së bashku me kështjellën, akoma të banuara, përbëjnë tre komplekset më karakteristike të qytetit. Kompleksi i lagjes « Mangalem » është gur i çmuar në artin e ndërtimeve, në të cilën kompozimi harmonik i shtëpive ka arritur një nivel të lartë. Ka formën e një piramide elegante që imiton siluetën e kodrës, në majën e së cilës është ngritur kështjella. Ky kompozim, kaq i madh në volum aq sa delikat në kompozimin e saj, karakterizohet nga një transparencë intensive për shkak të numrit të madh të dritareve, nga e cila merr emrin «qyteti i një mijë e një dritareve». Vizitorit i tërheqin vëmendjen rrugicat, të cilat, edhe pse janë të «fshehura», kanë një bukuri të jashtëzakonshme. Shumë intime, me errësirën e tyre këto rrugica duket sikur sfumojnë godinat e lagjes. Rrugica si këto nuk mund të harrohen me lehtësi. Gorica është lagjja përballë Mangalemit që nuk shikon kurrë diellin gjatë dimrit. Lagjet e tjera të qytetit janë në pjesën e djathtë të lumit Osum ose përreth kodrave, konfiguracion që i jep qytetit pamjen e një amfiteatri. Ura prej druri, e cila më vonë në shekullin XVIII u zëvendësua nga ajo prej guri, u ndërtua më 1780 nga Ahmet Kurt Pashai dhe u rindërtua më vonë në vitet 1920-1930. Eshtë e gjatë 129.3 m, e gjerë 5.3 m dhe me largësi harqesh prej 9 deri më 16.7 m. Ngrihet 10 m mbi nivelin e lumit dhe është një urë e bukur e përbërë nga shtatë harqe. Në brendësi të shtyllës së parë, deri në kohën e rikonstruksionit, ekzistonte një zgavër, një kamare e madhe e mbyllur me zgarë hekuri, në të cilën, sipas legjendës, duhej që një vajzë të qëndronte e mbyllur, e destinuar me vdekje nga uria si sakrificë për të qetësuar shpirtrat, të cilët kundërshtonin ndërtimin e urës. Në një tjetër shtyllë, gjatë restaurimit, u gjend një skulpturë prej druri, e cila përfaqësonte kokën e një gruaje. E ndërtuar mbi një bazament të fortë, e gjithë ura është e veshur plotësisht me gurë të gdhendur, të cilët mbahen mes tyre nga ganxha metalike. Ura është një ndër mirësitë e qytetit, e karakterizuar nga eleganca e gurit të bardhë e përdorur për ndërtim.
Ky lajm është publikuar: 24/05/2008