E majta nderon Thanas Nanon, mungon e djathta
Autori i Lajmit: red.
Personalitete të shtetit, politikanë dhe njerëz të medias kanë bërë dje homazhe në nder të Thanas Nanos, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit Shqiptar, dhe babait të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili vdiq ditë e enjte në moshën 92-vjeçare. E ndërsa ambientet e RTSH-së u vizituan nga krerët e partive opozitare dhe deputetë të saj, u vu re mungesa e përfaqësuesve të djathtë në këtë ceremoni homazh. Kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Bamir Topi i kanë dërguar një mesazh ngushëllimi ish-kreut të Ekzekutivit. Fatos Nano, djali i Thanas Nanos, priti ngushëllime të përzemërta nga ish-presidenti Alfred Moisiu, ish-prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku dhe nga përfaqësues të së majtës shqiptare. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, por dhe Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, me shiritin e zi në krah, kanë ngushëlluar ish-bashkëpunëtorin e tyre. Rama, për të nderuar Thanas Nanon, ka ndërprerë dhe turin e tij në Dibër.
Homazhet
Kortezhi me trupin e ndjerit mbërriti në ambientet e TVSH-së rreth orës 13:30 para TVSH-së, ku prisnin me dhjetëra miq, kolegë të vetë Thanas Nanos dhe djalit të tij, një figurë e njohur politike në vend. Fillimisht mbërritën kurorat me lule që ishin me dhjetëra dhe vetëm pak minuta më vonë mbërriti familja Nano, vetë Fatos Nano, i shoqëruar nga bashkëshortja Xhoana Nano, të veshur me të zeza. Në fytyrën e ish-kryeministrit shprehej hapur dhimbja për humbjen e babait. Së bashku me të zbritën edhe vajzat e të ndjerit Nano si dhe nipi i tij, Sokol Nano. Rreth 20 minuta pasi nisën homazhet, erdhi kreu i PS-së Edi Rama, i shoqëruar nga anëtarët e kryesisë Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafa, Kastriot Islami, Isaraj, Bufi, Dokle. Në heshtje, Rama dhe anëtarët e tjerë të kryesisë i janë bashkangjitur turmës së njerëzve që mbanin radhën për t u futur në sallën ku bëheshin homazhet. Asnjë shkëmbim fjalësh veç asaj të ngushëllimit. Të gjithë e kanë takuar me radhë ish-kryetarin duke përsëritur herë "ngushëllime" ose "t u ketë lënë uratën". Në dalje, personeli i agjencisë funerale u hiqte shiritin e zi në krah dhe më pas të gjithë kanë hipur në makinat e tyre me shpejtësi. Pas largimit të Ramës, kreu i LSI-së, Ilir Meta, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi dhe deputeti Ndre Legisi, bënë homazhet e radhës. Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, si ish-ushtarak, gjatë kryerjes së homazheve ndaloi pak çaste përpara trupit të të ndjerit duke qëndruar në heshtje. Më pas ai u largua për t ia lënë radhën ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku, i cili ndenji pak më shumë se të tjerët brenda në holl, ndërsa numri i njerëzve sa vinte dhe po zvogëlohej. Deri në fund qëndruan njerëz të ngushtë të ish-kryeministrit, deputetë, artistë si Maklbule Çeço, Taulant Dedja, Ilir Kulla, Afërdita Stefani, Bashkim Fino, artisë si Timo Flloko, Kastriot Caushi, Zerina Kuke, Zhani Ciko etj. Homazhet u mbyllën rreth orës 16.00 dhe më pas i ndjeri u shoqërua për në banesën e fundit.
Ky lajm është publikuar: 24/05/2008