E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha të zbardh çështjen e Gërdecit

Autori i Lajmit: red.
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Braçe në 10- mujorin e tragjedisë së Gërdecit u shpreh se Berisha duhet të zbardhë çështjen dhe të mos mbrojë shkaktarët e kësaj tragjedie. Braçe vlerësoi se Kryeministri ende nuk ka kërkuar falje, ndërsa vetë Gërdeci është një gjurmë e qartë e korrupsionit shtetëror. "Qeveria shkeli ligjet duke shkaktuar vdekjen e 26 personave. Kryeministri ende nuk ka bërë një analizë të krimit që ndodhi",- u shpreh Braçe. Sipas tij, Gërdeci nuk është një fatkeqësi, por një simbol i dukshëm i një sistemi ekonomik kriminal, që shfrytëzon pa mëshirë nevojën për të jetuar të çdo burri, gruaje, të moshuar dhe fëmije.
Ky lajm është publikuar: 16/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›