E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Të bashkuar për fitoren 28 shkurtit

Autori i Lajmit: red.
Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar, ka festuar dje 17-vjetorin e krijimit të tij. Gjatë ceremonisë ishin të pranishëm themelues të këtij forumi, me dhjetëra të rinj, deputetë socialistë. Fjalën hapëse e mori Kryetarja e FRESSH, Megi Ajtyresa, e cila bëri përshëndetjen e rastit. Më pas, në një mesazh urimi, Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në formimin e këtij forumi në të gjithë Shqipërinë, duke ju kujtuar se nga 28 qershori, dita kur të mbahen zgjedhjet parlamentare, na ndajnë edhe 165 ditë, e për këtë arsye, të gjithë duhet të jemi të bashkuar, për një qëllim të vetëm, fitoren. “Kjo është arsyeja, - tha ai- pse ky është një përvjetor që ka një veçanti dhe kjo është edhe arsyeja pse në këtë përvjetor është e domosdoshme që ne të shikojmë horizontin e zgjedhjeve të ardhshme, si një objektiv të përbashkët, që duhet ta arrijmë në të mirë të Shqipërisë, të qytetarëve dhe qytetareve në të gjithë vendin, në qytet dhe fshat”.

Ky lajm është publikuar: 16/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›