E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozët kundër Patos

Nuk ka qetësi në shtëpinë e Milanit e mbi të gjitha për sulmuesin Alexandre Paton. Ylli brazilian, i paprekshëm sezone më parë, duket se ka humbur mbështetësit edhe brenda kuqezinjëve, e gjithë kjo për shkak të penalltisë së humbur përballë Fiorentinës të dielën.

Mediet italiane kanë njoftuar se jashtë stadiumit "San Siro", braziliani është përplasur me disa tifozë të Milanit të cilët i kanë kërkuar llogari për 11-metërshin e humbur në një moment shumë të rëndësishëm për fatin e ndeshjes.

Forma jo e mirë, besimi i kufizuar i Massimiliano Allegrit dhe së fundmi sjellja e tifozëve mund të detyrojnë Paton të braktisë Milanin gjatë janarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›