Ferdinand vendos gjatë verës

Qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand nuk do të vendos të ardhmen e tij deri në fund të këtij sezoni.
Kontrata aktuale e 34 vjeçarit me klubin nga Old Trafford do të skadojë gjatë verës së vitit të ardhshëm kurse menaxheri Sir Alex Ferguson ka njoftuar se planifikon ti ofrojë atij marrëveshje të re njëvjeçare. Megjithatë, Ferdinand i cili në muajt e fundit ka vuajtur nga një lëndim në shpinë, ende nuk e di se çka do të bëjë.
“Gjithmonë është mirë kur dëgjoni se menaxheri llogarit te ju. Por, më duhet të pres përfundimin e sezonit dhe të shoh si ndihem para se të marr një vendim”, deklaroi Ferdinand për magazinën United.