De Rossi e ‘paguan’ grushtin

Mesfushori i Romës, Daniele de Rossi është dënuar me tri ndeshje moslojë si rezultat i përjashtimit të tij në derbin e qytetit kundër Lazios në dielën në kuadër të xhiros së 12-të në Serie A.
De Rossi u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari Gianluca Rocchi pas goditjes me grusht në fytyrë të Stefano Maurit. Përveç dënimit, 29 vjeçari është lënë jashtë ekipit të Italisë për miqësoren kundër Francës të mërkurën.
Suspendimi i tij nënkupton se ai do të mungojë në tri duelet e ardhshme të Romës në Serie A kundër Torinos, Pescarës dhe Sienës.