Withers: Para ligjit, të gjithë janë njësoj
Ambasadori amerikan në Tiranë i bën thirrje klasës politike shqiptare për vijimësinë e reformave të domosdoshme integruese dhe të shtojë përpjekjet për konsolidimin e së drejtës. Nëpërmjet urimit për juristen amerikane Melisa Shrajbman me “Medaljen e Mirënjohjes”, duke shfrytëzuar ceremoninë e dekorimit të saj dje nga Presidenti Bamir Topi, Withers përcolli një mesazh të qartë, atë të rëndësisë së ligjit në një shtet dhe zbatimin e tij. Diplomati amerikan theksoi se “as fuqia, ose posti, as statusi shoqëror, as pasuria nuk duhet të influencojnë në barazinë e sistemit ligjor”. Sipas Withers, “shteti i së drejtës kupton që të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, që të gjithë duhet të dëgjohen dhe të gjykohen para ligjit në mënyrë të barabartë. Dhe as fuqia, ose posti, as statusi shoqëror, as pasuria nuk duhet të influencojnë në barazinë e sistemit ligjor”. Në ceremoninë e dekorimit të znj. Shrajbman nga z. Topi, ishte i ftuar dhe ambasadori Withers, i cili përgëzoi atë për ndihmën e çmuar që dha “në kohët e vështira për Kryeprokuroren shqiptare”. Withers vuri në dukje se “mund të përmendja shumë fakte nga puna e saj, por do të përmend vetëm dy: punën e saj me Njësinë e Përbashkët të Hetimit, e cila e ka ndihmuar Shqipërinë aq shumë për të luftuar korrupsionin dhe krimin financiar dhe punën e saj me Prokuroren e Përgjithshme dhe me Prokurorinë në ato kohëra të turbullta dhe të vështira kur tentohej që të ndërtohej institucioni, të fuqizohej dhe të shëndetësohej sistemi i drejtësisë për të luftuar korrupsionin”. Por sipas njoftimit për shtyp të Presidentit, kreu i shtetit, Topi dhe ambasadori amerikan diskutuan dhe ndanë pikëpamje të njëjta rreth reformave të domosdoshme integruese dhe përpjekjeve për konsolidimin e shtetit të së drejtës, duke theksuar rëndësinë e reformës në drejtësi, në prokurori dhe asaj zgjedhore. Kryetari i Shtetit i dorëzoi znj. Shrajbman “Medaljen e Mirënjohjes” dhe dekretin përkatës në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje “për kontributin e vyer në përpjekje për ndërtimin e shtetit ligjor në Shqipëri, nëpërmjet ndihmës që ka dhënë në procesin e vështirë të reformimit të drejtësisë, veçanërisht në reformën legjislative dhe atë në sistemin penal të drejtësisë”. Znj. Melisa Shrajbman ka drejtuar programin e Zyrës së Zhvillimit, të Ndihmesës dhe Përgatitjes me Jashtë të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (OPDAT) në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Berisha prezanton pasaportat biometrike
Kryeministri Berisha prezantoi dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dokumentet e reja të identitetit të personalizuara, letërnjoftimin elektronik dhe pasaportën biometrike. Kryeministri Berisha tha se ky proces po ecën sipas parashikimit dhe se qytetarët shqiptarë do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme me dokumentet e reja. Berisha lajmëroi se dje nisi regjistrimi i qytetarëve në qytetin e Tiranës, nga ku do të fillojë edhe lëshimi i tyre. Sipas Berishës, procesi po ecën sipas parashikimit me kompaninë dhe janë garancitë e plota që qytetarët shqiptarët do të votojnë me letërnjoftimet e reja elektronike. Kryeministri pohoi se procesi zgjedhor do të jetë një proces i paparë më parë, me lista elektronike të votuesve dhe me letërnjoftime elektronike. Kryeministri Berisha theksoi se pasaporta e re biometrike përmban simbolet më të arrira kombëtare, Skënderbeun dhe shqiponjën.