Berisha thyen heshtjen për Gërdecin: “Ishte papërgjegjshmëri njerëzore”
Kryeministri ndryshon qëndrim ndaj tragjedisë së Gërdecit. “Qeveria do të hartojë platformë për shmangien e rreziqeve”
Pas një periudhe disamujore, kryeministri Berisha ka thyer heshtjen ndaj tragjedisë së Gërdecit, ndërsa ka treguar se ka ndryshuar qëndrim ndaj saj. Ai e ka cilësuar tragjedinë e Gërdecit papërgjegjshmëri njerëzore. Vetëm pak kohë më parë kreu i qeverisë e konsideroi tragjedinë e Gërdecit një aksident teknologjik. Gjatë ditës së djeshme kryeministri Berisha ka marrë pjesë në përurimin e Njësisë së Zjarrfikësve në Portin e Durrësit, ku ka bërë të ditur se qeveria po harton një platformë për shmangien e rreziqeve. Ai gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë rreziqet.
Deklarata
“Rreziqet shkaktuan hatanë e Gërdecit, e cila po hetohet dhe do të hetohet pa asnjë mëdyshje, duke nxjerrë çdo përgjegjësi. Dhe është shumë e rëndësishme. Por, të grumbullosh qindra tonelata barut në një vend, pavarësisht nga se udhëhiqesh, dëshmon shkallën më absolute të papërgjegjësisë njerëzore”,- është shprehur kryeministri Berisha. Pak muaj më parë kryeministri Berisha e ka cilësuar aksident teknologjik tragjedinë e Gërdecit. Ndërkohë që dje Berisha e ka cilësuar papërgjegjshmëri njerëzore faktin se pranë një zone të populluar grumbulloheshin tonelata barut dhe bëhej demontim armësh. Por kryeministri nuk ka thënë asnjë fjalë më tepër për këtë çështje, ndoshta për shkak se për Gërdecin ishin marrë një sërë vendimesh të Këshillit të Ministrave dhe të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ishte hartuar një legjislacion i tillë që i hapte rrugën “papërgjegjshmërisë” njerëzore. Shpërthimi i depos së demontimit të armëve në Gërdec solli vdekjen e 26 personave dhe lëndimin e qindra të tjerëve. Sërish për shkak të “papërgjegjshmërisë” njerëzore vetëm pak ditë më parë u shemb një pallat në qytetin e Gjirokastrës, duke shkaktuar vdekjen e tre personave të tjerë. Pikërisht për këtë arsye Berisha është shprehur se qeveria do të luftojë rreziqet e krijuara për shkak të “papërgjegjshmërisë” njerëzore.
Platforma
“Ngjarjet e zhvilluara janë dëshmi shumë e hidhur e këtij niveli të papranueshëm të qëndrimit ndaj rreziqeve. Qeveria po bën përpjekje të mëdha për një qëndrim të ri dhe për një platformë të re, e cila i mbron qytetarët prej rreziqeve në tërësi. Kam një apel për të gjithë qytetarët e këtij vendi: të mos ambientohemi me rrezikun, ta denoncojmë atë si njerëz të qytetëruar, më përgjegjësinë qytetare që ka njeriu i qytetëruar dhe t’i shmangim rreziqet sepse nuk i meritojmë”, - u shpreh kryeministri. “Nuk duhet të nënshtrohemi dhe të mësohemi me rreziqe, por t’i denoncojmë ato si problemin më kryesor. Ky është interesi i çdo qytetari, të mos pranojë që babëzia të zërë rrugët dhe rrugicat e qyteteve tona, siç ka ndodhur dhe po ndodh. Qeveria do të vazhdojë të verifikojë çdo leje dhe çdo ndërtim”, - është shprehur Berisha.
12 Nentor 2008