E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kasaphanë në Kongo, OKB nuk reagon

Ndërsa diplomacia
botërore si gjithmonë
vonon në marrjen e
vendimeve, në Kongo po ndodh
një kasaphanë e madhe. Ushtarët
kongolezë po përdhunojnë
në masë gra, ndërkohë që fshatra
të tërë janë bërë pre e
vjedhjeve e grabitjeve. Për momentin,
në Kongo nuk do të dërgohen
trupa të Kombeve të
Bashkuara , pasi Këshilli i Sigurimit
shënoi dështimin e
radhës për të dërguar një mision
në vendin e tragjedisë. Diplomatët
thanë se nuk pati një marrëveshje
të shkallës së gjerë, të
domosdoshme për të dërguar 17
mijë trupa shtesë në vendin afrikan.
Bisedimet dështuan,
ndërsa lajmet nga zonat problematike
sa vijnë e bëhen më
tronditëse. Laurent Nkuda,
gjenerali i ushtrisë që ndodhet
në krye të rebelëve etnikë Tutsi,
është betuar që të luftojë të
gjithë trupat, përfshi edhe ato
të OKB-së që ndihmojnë ushtrinë
kongoleze. Kaosi që ka
përfshirë qytetin e Gomas dhe
situata e pashpresë nënvizon
paaftësinë e Këshillit të Sigurimit
për të vepruar të disa
anëtarëve të tij për të dërguar
trupa të tjerë në vend. Kombet
e Bashkuara po hetojnë
raportet për masakrat e
ndodhura në Kongo të kryera
nga ushtarët rebelë, ndërkohë
që edhe ushtarët e pabindur
dhe të padisiplinuar të qeverisë
akuzohen për përdhunime
e grabitje të vazhdueshme.
Detyra e forcave paqeruajtëse
është që të mbajë palët në luftim
larg njëra-tjetrës, por rebelët
kanë avancuar në qytetin e Gomas
dhe tani ata ndodhen në
pozicionin e forcave qeveritare,
pra në mbrojtje të qytetit. Mijëra
trupa nga forca 17 mijë vetëshe,
më e madhja e Kombeve të
Bashkuara në botë, janë vendosur
në shumë zona të vendit.
95% e forcave të njohura si Monuc
janë në lindje, por vendi ka
nevojë urgjente për forca të tjera
shtesë, që të mbajnë situatën
nën kontroll.
Dhuna më e madhe në lindje
të Kongos ka ndodhur nën
hundën e paqeruajtësve, çka ka
bërë që të lindin pikëpyetje të
mëdha në lidhje me efikasitetin
e misionit të tyre. Kombet e
Bashkuara po hetojnë aktualisht
edhe në lidhje me masakrimin e
50 civilëve një javë më parë, në
një zonë ku aktualisht janë vendosur
140 trupa paqeruajtëse.
Sekretari i Përgjithshëm i OKBsë
i kërkoi Këshillit të Sigurimit
që të dërgonte edhe 3000 trupa
shtesë në Kongo dhe i bëri thirrje
të dyja palëve që të ndërmerrnin
menjëherë një pushim
zjarri, për t‘i hapur rrugë
punonjësve të ndihmave që t‘u
vinin në ndihmë popullsive të
terrorizuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›