E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denoncimet, vidhen dy makina në Tiranë

Janë ngritur në mëngjes për të ikur
në punë, por kur kanë shkuar te parkimi
nuk kanë gjetur mjetet e tyre. Ato ishin
vjedhur gjatë natës. Dy persona kanë denoncuar
në policinë e Tiranës vjedhjet e
makinave, ndërkohë që uniformat blu kanë
regjistruar kallëzimet, por kanë dhënë pak
shpresa për gjetjen e tyre. Burimet policore
të kryeqytetit thanë se dje, në orën
10:00, ka bërë kallëzim Leonard Micko,
35 vjeç, banues te Kopshti Botanik, se i
kishin vjedhur mjetin. Sipas denoncimit
të tij, në orën 07:00 ka konstatuar se i
kanë vjedhur mjetin në pronësi të tij, tip
"Mercedes Benz 300", me targa
GJ8606A, me ngjyrë të bardhë, të cilin e
kishte parkuar pranë pallatit të tij.
Ndërkohë, policia shtoi se mëngjesin e
djeshëm ka denoncuar edhe një person
tjetër për humbjen e mjetit. Sipas policisë,
në orën 08:00 ka bërë kallëzim Tefik
Bogdani, 55 vjeç, banues në rrugën "Qemal
Stafa", pasi në orën 07:00 ka konstatuar
se i kanë vjedhur mjetin në pronësi
të tij, tip "Mercedes Benz 250", me
targa TR8977F, me ngjyrë kafe, të cilin e
kishte parkuar pranë pallatit të tij. Sipas
policisë, mendohet se një tjetër bandë
për vjedhjen e makinave ka filluar të organizohet
në Tiranë, ndërkohë që ka nisur
puna për identifikimin e anëtarëve
dhe arrestimin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›