E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjuha italiane, lista me emrat e kandidatëve për provimin me gojë



Jonida Tashi

Nis sot provimi me gojë i njohjes së gjuhës italiane për të gjithë kandidatët që duan të vazhdojnë studimet e larta në Itali. Provimi me shkrim i njohjes së gjuhës italiane për të ndjekur studimet e larta në Itali është zhvilluar dje në Tiranë për të gjithë kandidatët. Menjëherë pas përfundimit të këtij provimi, Instituti Italian i Kulturës ka përcaktuar datat dhe oraret për provimin me gojë. Provimi i njohjes së gjuhës italiane për të vazhduar shkollën e lartë në Itali zhvillohet në dy forma: me shkrim dhe me gojë. Provimi me gojë i njohjes së gjuhës italiane nis sot dhe përfundon ditën e shtunë. Kandidatët për provimin me gojë duhet të paraqiten në datën e përcaktuar sipas orarit të parashikuar, pranë qendrave të përcaktuara, sipas mbiemrit të tyre, pranë qendrës së provimit që i korrespondon vendit ku kanë kryer pagesën.
Lista
Gazeta boton listën e plotë me të gjithë emrat që kanë aplikuar për studimet në Itali, të cilët do t’i nënshtrohen gjatë kësaj jave provimit me gojë. Pas përfundimit të këtij provimi, Instituti Italian i Kulturës do të bëjë publik për të gjithë aplikantët rezultatet e provimit “Celi 3”. Provimet për njohjen e gjuhës italiane organizohen nga Instituti Italian i Kulturës pranë tri Konsullatave italiane: të Tiranës, Shkodrës dhe Vlorës, të cilat shërbejnë edhe për t’u pararegjistruar në universitetet italiane. Në bazë të kalimit të provimit të njohjes së gjuhës italiane do të mund të procedohet më tej në aplikimin për të filluar studimet në universitetet italiane. Marrja e provimit të gjuhës është prova e parë që duhet të kalojë një maturant për të nisur studimet në Itali. Pajisja me certifikatën “CELI 3” i paraprin regjistrimit të tyre në universitetet italiane.
Dokumentet
Instituti Italian i Kulturës sqaron dhe se çfarë duhet të kenë me vete studentët dhe çfarë nuk u lejohet. Kandidatët duhet të paraqesin në momentin e hyrjes: faturën origjinale prej 55 eurosh të taksës së regjistrimit, të kryer pranë Institutit Italian të Kulturës, ose pranë përgjegjësve të kurseve të Institutit; dokumentin e identifikimit ende të vlefshëm (pasaportë të firmosur, certifikatë lindjeje me fotografi ose patentën); laps të zi (është i ndaluar përdorimi i stilolapsit). Për shembull, është e ndaluar futja në ambientet e provimit të çfarëdolloj materiali (libra, fletore, fjalorë etj.), si dhe telefonave celularë.

11 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›