Sekretari i Mbrojtjes, Gate, mund të qëndrojë në administratën e Obamës
Grupi i punës që po merret me tranzi
cionin e pushtetit nga Presidenti aktual
Bush, tek ai i zgjedhur Obama, ka lënë
të kuptohet se në janar, administrata e re
do të ketë në përbërjen e saj edhe zyrtarë
të lartë republikanë. Vetë Obama është
shprehur se do të donte një administratë
me talente në fushat përkatëse. Në këtë
kuadër, ai pritet që t‘i kërkojë sekretarit
aktual të Mbrojtjes, Robert Gate, që të
qëndrojë në postin e tij për një vit tjetër.
Kandidatë të tjerë republikanë që mund
të bëjnë pjesë në kabinetin e ardhshëm
janë Chuck Hagel, një senator nga Nebraska
në pension, dhe Fred Smith, shefi
ekzekutiv i "FedEx". Për sa i përket shefit
të Mbrojtjes, pavarësisht pretendimeve të
tij se dëshiron t‘i jepet jetës private, pritet
që ai ta pranojë propozimin për një tjetër
vit në detyrë. Sipas Obamës, Gate është
një person që mund t‘i besosh menaxhimin
e situatës në Irak.