E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen makinat, një i vdekur, tre të plagosur

Foto Ilustruese

MILOT- Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur në një aksident automobilistik. Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Milot-Rrëshen, ku dy automjete u përplasën mes tyre.

Sipas të dhënave të para mësohet se në aksident u përfshinë një automjet me targa te Lacit dhe tjetra me targa italiane.  Në vend ka humbur jetën drejtuesi i mjetit me targa italiane, ndërkohë që u plagosën tre pasagjerë, një e moshuar dhe dy fëmijë.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Policia e mbërritur në vendin e aksidentit ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve. Dyshimet e para janë për një aksident shkaktuar nga moti i keq, por ende pritet fjala e ekspertëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›