E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video-përgjimi Meta-Prifti, sot pritet pretenca

Kryetari i LSI Ilir Meta, duke dale nga nje seance ne Gjykaten e Larte

TIRANE- Prokuroria pritet te jape sot pretencën per ceshtjen e video-përgjimit Meta-Prifti.

Data e dhenies se pretences u la qe nga viti i shkuar, pas nje sere seancash te mbajtura per kete ceshtje.

Sot prokuroria do te thote fjalen e saj, pas shumë seancash dhe ekspertizash që i janë bërë videos.

Avokatët e ish-zëvendëskryeministrit kanë kundërshtuar pjesën më të madhe të provave të paraqitura nga Prokuroria e Përgjithshme para trupit gjykues.

Nderkohe, vetem nje dite me pare, kreu i LSI-se, Ilir Meta e quajti çështje ordinere, e cila i takon vitit të kaluar.

Nuk jam i gatshëm të merrem me çështje ordinere, që i takojnë vitit të kaluar. Jemi ketu për tu marrë me çështje që i takojnë të ardhmes. Angazhimi i LSI-së këtë vit do të jetë tepër premtues- tha Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›