Dy policë në Qafë Thanë akuzohen për mitmarrje
Dy policë në pikën kufitare Qafë Thanë akuzohen për mitmarrje, te dyshuar se i kane marrë para një shtetaseje shqiptare.
MPB bëri të ditur se dy punonjësit e policisë janë D.I, 28 vjeç dhe I.P , 27 vjeç, të punësuar në stacionin policor në pikën kufitare Qafë Thanë.
Më 30 tetor 2011, në këtë pikë kufitare, dy punonjësit e policisë i kanë thënë shtetases shqiptare se nuk mund të largohet nga Maqedonia, për shkak se më parë kishte bërë një vepër penale.
Përmes këtij mashtrimi, dy policët kanë arritur që nga shtetasja shqiptare të marin 150 euro dhe e kanë lënë të lirë. Shtetasja shqiptare mënjeherë pas kalimit të kufirit ka denoncuar rastin pranë policisë kufitare shqiptare, e cila më pas ka informuar autoritetet e Maqedonisë. (INA)