E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, tri përurime në Korçë



Kryeministri Sali Berisha vizitoi dje disa komuna të rrethit të Korçës, ku fillimisht u ndal në Cërravë për të përuruar rrugën e fshatit Bllacë me gjatësi 3,5 kilometra dhe vlerë 26 milion lekë. Kjo rrugë është një premtim i mbajtur i qeverisë për komunitetin e kësaj zone. Në komunën Cërravë gjatë katër viteve janë investuar 260 milionë lekë, kundrejt 49 milionë lekëve të investuara gjatë viteve të qeverisjes socialiste ose rreth 5.3 herë më shumë. Kryeministri Sali Berisha përuroi edhe rrugën e fshatit Kamenicë, të komunës Mollaj të rrethit të Korçës. Në komunën Mollaj, në qeverisjen socialiste janë investuar 450 mijë lekë, ndërsa në 4 vitet e fundit janë investuar 134 milionë lekë ose 300 herë më shumë. Janë ndërtuar dhe janë në proces ndërtimi 10 km rrugë në këtë komunë, kundrejt zero km rrugë në 8 vite të qeverisjes socialiste. Po dje, Kryeministri Berisha mori pjesë në përurimin e shkollës 9-vjeçare dhe kopshtit të komunës Drenovë. Në këtë komunë janë investuar në 4 vitet e fundit 197.8 milionë lekë, kundrejt 18.7 milionë lekëve të investuara në qeverisjen socialiste. Pra në 4 vjet janë investuar 11 herë më shumë. Në këtë komunë janë shtruar dhe janë në proces 10 kilometra rrugë, kundrejt asnjë kilometri rrugë në 8 vite të qeverisjes socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›