Berisha, tur me premtime të pambajtura
Autori i Lajmit: Red.
Nënkryetari i Grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe i cilësoi të dielën si "turin e premtimeve të pambajtura", vizitat e ditëve të fundit të kryeministrit Sali Berisha në disa qytete të Shqipërisë. Gjatë një konference për shtyp, Braçe duke iu referuar, premtimeve të PD-së në programin e saj elektoral u ndal në projektet në infrastrukturë, ku sipas tij, "një numur autostradash si Lushnjë-Fier, Fier-Vlorë, Fier-Tepelenë, etj, duhet të kishin përfunduar një vit më parë". Po ashtu, "shifra e investimeve kapitale për katër muajt e parë të këtij viti është vetëm 5.18%", tha Braçe, duke i quajtur si premtime të pambajtura edhe "rritjen e pensioneve dhe kompensimin për krizën e çmimeve". Deputeti socialist ripërsëriti kërkesën e opozitës ndaj kryeministrit Berisha "për të ardhur në parlament e për t u përgjigjur në një raportim me shkrim për ngjarjen e Gërdecit, çështjen e deklarimit dhe mosdeklarimit të pasurisë së qeverisë së tij, si dhe për çmimet e referencës".
Ky lajm është publikuar: 19/05/2008