“Përgëzoj përpjekjet për kufizimin e imunitetit”
Autori i Lajmit: Red.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli takoi sot Administratoren e Përgjithshme të USAID Henrieta Fore, e cila shoqërohej nga ambasadori amerikan John Ëhiters dhe Drejtori I USAID në Shqipëri. Në fillim të takimit Kryetarja Topalli falenderoi zonjën Fore për ndihmën e agjensisë USAID në reformat dhe projektet për zhvillimin ekonomik, konsolidimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri. Në mënyrë të vecantë Kryetarja Topalli vlerësoi bashkëpunimin e USAID në hartimin e ndryshimeve të ligjit “Për procedurat tatimore” si dhe reformës së përgjithshme në tatim taksa. Zonja Fore u interesua per reformat në Shqiperi në fusha të ndryshme. “Përgëzoj përpjekjet për kufizimin e imunitetit të deputetëve dhe në nivelet e larta të gjyqësorit, si një sinjal i qartë ndaj opinionit publik se shteti ligjor, funksionon“ – tha Administratorja e USAID, e cila bëri vlerësime të larta për reformat e bëra në sektorë të ndryshëm të zhvillimit të vendit. Duke sqaruar më tej Drejtoreshën e Përgjithshme të USAID mbi rezultatet konkrete të luftës kundër korrupsionit, Kryetarja Topalli tha se asnjë politikan tashmë nuk ka monopole në ekonomi, apo sektorë të tjerë, janë ulur ndjeshëm shpenzimet e administratës, si dhe po zbatohet me rigorozitet ligji “Për konfliktin e interesave”.
Ky lajm është publikuar: 19/05/2008