Reforma në Drejtësi duhet të jetë gjithpërfshirëse
Autori i Lajmit: red.
Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri, tha se reforma në drejtësi duhet të jetë gjithpërfshirëse. Në përgjigje të interesimit të medias, pas deklaratës së PS-së, nëpërmjet kryetares së Grupit Parlamentar, Valentina Leskaj, ai vlerësoi “faktin që Partia Socialiste qëndron e integruar dhe e angazhuar për reformat që duhet të ndërmerren dhe ato janë gjithmonë të mirëpritura”. Sipas Leskaj, PS është për një proces tërësisht të hapur e sa më përfshirës që do të na garantonte një reformë cilësore dhe të qëndrueshme nga mungesa e të cilave vendi ka vuajtur. "Ne mbetemi të hapur e të angazhuar si edhe deri tani për të dhënë kontributin tonë në finalizimin e kësaj reforme, që në fakt vetëm ka nisur me ligjin për pushtetin Gjyqësor", deklaroi Leskaj.
Ky lajm është publikuar: 19/05/2008