Shqiptarët dërgojnë në Hagë çështjen çame
Autori i Lajmit: Silvana Balliu
“Kërkojmë njohjen nga ana e Greqisë të identitetit etnik të shqiptarëve ortodoksë dhe çamëve, në të njëjtën mënyrë me të cilën qeveria shqiptarë njeh dhe respekton të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri”
Një manifestim proteste është mbajtur më 14 maj në Hagë me bashkëpunimin e presidentëve shqiptarë të shoqatave të çamëve nga disa vende të botës.
Protesta është cilësuar e suksesshme nga Festim Lato, Presidenti i Shoqërisë Demokratike “Çamëria” në bashkëpunim me Presidentin e Shoqërisë “Çamëria” në Itali, Agim Xhemali, dhe homologun belg, Abedin Rakipi. Në këtë manifestim kanë marrë pjesë rreth 200 çamë, të ardhur nga të gjithë vendet e botës, vetëm për këtë eveniment, protestë që është zhvilluar rreth orës 13:00 të datës 14 maj.
Protesta
Protestuesit janë nisur nga piaca “Malieveld” për të manifestuar dhe për tu ndalur më pas përballë disa institucioneve kryesore holandeze si: Ministria e Jashtme holandeze, Ministria e Brendshme holandeze, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasada britanike, ambasada italiane, ambasada greke dhe pallati i organizatës për të drejtat e njeriut. Delegacioni i Shoqërisë “çamëria” në Evropë ka realizuar një takim me ministrin holandez dhe ambasadorët respektivë të përfaqësive diplomatike të vendosura atje dhe i kanë dorëzuar një peticion në lidhje më çështjen çame. Ndër prioritetet e kësaj proteste ishte kërkesa për njohjen e kësaj etnie nga grekët, po ashtu kthimi i pasurive të çamëve, të rrëmbyera nga grekët në bazë të të ashtuquajturit ligji i luftës.
Kërkesat
Realizimi i pikave të mëposhtme, mbetet i një rëndësie jetësore për një zgjidhje të drejtë të çështjes së shqiptarëve etnikë në Greqi.
1. Mbledhja e një konference ndërkombëtare, me pjesëmarrjen e qeverisë shqiptare, për rivendosjen e të drejtave të minoritetit shqiptar në Greqi dhe për njohjen e genocidit ndaj çamëve.
2. Njohjen nga ana e Greqisë të identitetit etnik të shqiptarëve ortodoksë dhe çamëve, në të njëjtën mënyrë me të cilën qeveria shqiptarë njeh dhe respekton të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri.
3. Shpërblim për pronat e popullsisë çame nga qeveria greke.
4. Leje për themelimin e një kishe të pavarur për shqiptarët ortodoksë në Greqi, e cila është një e drejtë që u është dhënë nga Traktati i Sevrës, nënshkruar në vitin 1920.
5. Riatdhesimi në Greqi i popullsisë çame, të dëbuar në Shqipëri dhe dëmshpërblim për humbjet e rezultuara nga konfiskimi i pronave të çamëve në 55 vitet e fundit.
6. Ridhënia e shtetësisë greke, popullsisë çame, që i është hequr në mënyrë të paligjshme.
7. Dhënia fund e trajtimit diskriminues kundrejt shqiptarëve në Greqi dhe kthimin e pronave të tyre, të konfiskuara në mënyrë të paligjshme nga autoritetet greke.
Box
Pak histori
Si u cënuan çamët
nga Konferenca e Londrës
Çështja çame dhe përgjithësisht çështja e minoritetit shqiptar në Greqi, lindi me vendimin e Konferencës së Londrës më 1913, e cila e shkëputi këtë trevë shqiptare dhe ia aneksoi atë Greqisë. Që nga kjo kohë fillon një presion i vazhdueshëm, një politikë sistematike e shtetit grek dhe e forcave të ndryshme ultranacionaliste për shkombëtarizimin e kësaj treve. Për këtë qëllim u përdorën të gjitha mënyrat, si tatimet e rënda, grabitja e tokës, përjashtimi i popullsisë nga pjesëmarrja në administratën shtetërore, ndalimi i dhunshëm i arsimit në gjuhën amëtare, madje edhe në shkollat fillore, vrasjet, burgimet, dënimi me dhunë deri në masakrat e përgjakshme. Më 1913 u krye masakra në përroin e Selamit (Paramithi) e 72 krerëve të Çamërisë dhe e qindra të tjerëve nga kapiteni famëkeq, Deli Janaqi. Në përfundim të Luftës së Parë Botërore, më 1918, u përpilua plani i grabitjes së tokave të popullsisë çame. Ligji i të ashtuquajturës Reforme Agrare, i aplikuar vetëm në Çamëri, u rrëmbeu shqiptarëve të cilët u degdisën në Anadoll, me mijëra hektarë tokë buke, sipërfaqe të mëdha me vreshta, qindra mijë rrënjë ullinj, të cilat u bënë prona të elementëve grekë. Historia dhe genocide vazhdon…
Ky lajm është publikuar: 19/05/2008