Berisha u bën thirrje minoritarëve të votojnë Kserën dhe jo Tavon
Kryeministri premton 24 orë ujë në Komunën e Dropullit të Sipërm
Kryeministri shqiptar ka diversionuar me qëndrimin e tij të fundit, banorët minoritarë në zgjedhjen e kandidatëve për deputetë për Kuvendin e ardhshëm. Gjatë përurimit të Ujësjellësit të Komunës së Dropullit të Sipërm në rrethin e Gjirokastrës, e cila drejtohet nga përfaqësues i PBDNJ-së, në koalicion me socialistët, Berisha u ka bërë thirrje banorëve minoritarë të votojnë Spiro Kserën si kandidat i PD-së dhe jo Vangjel Tavon e PS-së, dy figura politike lokale që vijnë nga radhët e minoritetit etnik grek. Kam bashkëpunuar me prefektin e Gjirokastrës Spiro Ksera gjatë katër viteve të fundit dhe ka qenë një bashkëpunim i frytshëm.Thirrja ime është që ju të bëni një krahasim; ju keni pasur deputet Vangjel Tavon dhe keni pasur prefekt Spiro Kserën. Krahasoni se cila ka qenë periudha në të cilën qeveria është kujdesur më shumë për infrastrukturën tuaj, për ujësjellësit, kanalizimet pensionet e gjithçka tjetër, theksoi ai. Ndër të tjera, kreu i qeverisë duke u bërë apel banorëve që ishin të pranishëm të bënin krahasimin mes tij dhe deputetit aktual socialist minoritar prej 12 vjetësh i zgjedhur në këtë zonë Vangjel Tavo, ka shprehur bindjen e tij se votat e tyre do të jenë për Kserën. Pasi, sipas tij Vangjel Tavo ka menduar më tepër për Golen (vëllai i deputetit socialist). Bëjeni vetë zgjedhjen. Jam i bindur se ju do të votoni për Spiro Kserën, sepse Vangjel Tavo, më shumë se interesat e Goles, nuk ka parë interesa të tjera. Ju këtë e keni vetë parasysh. Sërish ai do të shkojë tek interesat e Golës. Prandaj, votat mos i jepni për Golën, por jepini për Spiro Kserën, shtoi Berisha duke sulmuar direkt kundërshtarin socialist, i cili gëzon mbështetje të gjerë në radhët e minoritetit etnik grek në Gjirokastër. Kjo pasi, në të gjitha përballjet elektorale nga 1997 deri në 2005 ku kishte përballë Spiro Kserën, fitoi me diferencë mjaft të ndjeshme votash. Po, ashtu, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shprehur konsiderata edhe për kandidatin tjetër të përjashtuar nga radhët e PBDNJ-së, që konkurron nën siglën e PD-së, në Vlorë, Kosta Barka. Ai e ka cilësuar Barkën si një ndër zyrtarët më të mirë që kishte njohur në jetën e tij. Unë e zëvendësova atë në kabinet me një kërkesë ultimative të Vangjel Dules dhe me një ndjenjë keqardhjeje. Më erdhi jashtëzakonisht mirë që ai u bashkua me ekipin tim dhe e kam mirëpritur këtë me shumë kënaqësi, pasi ai është një njeri shumë i çmuar, me virtyte morale, me aftësi, me dinjitet dhe integritet shumë të lartë. Ndaj dhe votat që do jepni edhe për Kostën, i jepni për zotin Ksera dhe Partinë Demokratike, theksoi kryeministri Berisha. Kreu i qeverisë ka bërë thirrje për të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi, që të votojnë në 28 qershor për Shqipërinë evropiane. Prezenca e Berishës në Dropull ditën e djeshme ka justifikuar përfundimin e punimeve të Ujësjellësit të fshatit Vrisera me një vlerë prej 60 milionë lekësh. Kreu i ekzekutivit shqiptar ka premtuar se në katër vitet e ardhshme të gjithë banorët e zonës do të kenë furnizim me ujë 24 orë ndërkohë që edhe tokat bujqësore do të jenë nën ujë për të dhënë prodhime. Ajo çfarë u konsiderua e re gjatë fjalës së Berishës në fshatin Vrisera, ishte premtimi që ai u bëri banorëve për përfundimin gjatë katër viteve të ardhshme të rrugës së fshatit Koshovicë. Po ashtu, kreu i qeverisë duke u ndalur tek investimet e kësaj zone, ka shprehur dëshirën për përmirësimin e klimës së biznesit, që një pjesë e mirë e djemve dhe vajzave të kësaj zone dhe të mbarë Shqipërisë, që janë nisur në emigracion, të rikthehen. Një pjesë tyre nuk kthehen, por vijnë shpesh e na vizitojnë, por ata të cilët dëshirojnë të kthehen, të mund të gjejnë vende pune dhe kushte për të ndërtuar jetën e tyre aty ku kanë lindur, është shprehur Berisha. Ndër të tjera, ai ka premtuar ndërtimin e një Parku Industrial në Gjirokastër.
Last Updated on Sunday, 21 June 2009 21:03