Doris Pak u bën thirrje forcave politike për një proces të qetë
Eurodeputetetja Doris Pak deklaroi se Shqipëria është në rrugë të mbarë, fakt të cilin e lidh me ecurinë e vendit tonë drejt BE. Pak nuk ka harruar as procesin zgjedhor të inkurajojë forcat politike të garantojnë një proces të qetë. Shqipëria është në rrugë të mbarë dhe shpresoj që të zhvilloni zgjedhje të qeta.
Jam e kënaqur si europarlamentare që shikoj gjithë këtë entuziazëm dhe këtë dashuri të madhe të shqiptarëve për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Dhe nga ana tjetër ndjej keqardhje që vendet e BE-së nuk tregojnë të njëjtin entuziazëm. Ne si vende të BE i kemi arritur qëllimet tona dhe kjo me sa duket, bën që njerëzit të jenë të drobitur dhe jo entuziast. Megjithatë ju duhet ta mbani lart këtë entuziazëm, sepse nuk do të jetë e largët dita e realizimit të synimeve tuaja, nënvizoi ajo. Komentet, eurodeputetja Pak e njohur si njohëse e mirë e situatës politike në Shqipëri i bëri në Pogradec, e ftuar së bashku me eurodepuetin Svoboda nga kryetari i Bashkisë së qytetit, për të marrë pjesë në çeljen e sezonit turistik. Këtu Svoboda e Pak u ndërtuan dhe me titullin Mirënjohja e qytetit në një ceremoni, ku ishte i pranishëm dhe ambasadori Gjerman në Tiranë.