Berisha u mbyll "derën" reformatorëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, rrezikon t‘u mbyllë derën zërave kritikë në Partinë Demokratike. Burime të sigurta pranë Kryeministrit Berisha pohojnë për "Shqip" se shumë deputetë aktualë të kampit blu nuk do të kenë një vend të rëndësishëm në listat e PD-së, të cilat do të publikohen pak para fillimit të fushatës zyrtare. Më të rrezikuarit mësohet se janë deputetët Besnik Mustafaj dhe Aleksandër Biberaj, të cilët kanë sjellë ‘shqetësime‘ për strukturën e lartë të partisë. Rastësia që përkon në këtë proces është fakti se dy deputetët në fjalë kanë të njëjtën origjinë me Kryeministrin Berisha. Një tjetër kategori e personave të rrezikuar janë ata çka mund të identifikohen si mbështetës të mundshëm të Presidentit Bamir Topi. Legjislatura 2005-2009, duket se nuk ka qenë e mbarë për tre tropojanët e vetëm në Kuvend, të cilët ndajnë pikëpamje të ndryshme. Qëndrimi i Kryeministrit do të bëhet i ditur zyrtarisht në opinion publik me publikimin e listave të kandidatëve për deputetët që do garojnë nën siglën e Partisë Demokratike. Deri tani, situata në gjirin e PD-së për shumë deputetë të djathtë paraqitet e errët, pavarësisht se disa prej tyre kanë ndarë zonat e influencës në të cilat presin të pozicionohen nga mesi i muajit maj në listat zyrtare për të 12 qarqet. Sipas asaj çka duket deri më tani në kampin blu, largimit të demokratëve "të vjetër", si Eduard Selami apo Aleksandër Meksi mund t‘iu bashkohen edhe figura të tilla si Besnik Mustafaj apo Aleksandër Biberaj. Distancimi Berisha-Mustafaj ka pasur diçka të fortë në mes që i ka dhënë fund përfundimisht një miqësie të lindur që në fëmijërinë e tyre dhe që ka zgjatur deri në vitin 2007 kur Mustafaj u largua nga posti i ministrit të Jashtëm. Goditja më e fortë që pasoi krizën e marrëdhënies Berisha-Mustafaj ishte tifozllëku i drejtpërdrejtë që Kryeministri bëri pak ditë më parë për emrin e kreut të ri të PD-së së Tiranës, Aldo Bumçi, duke interferuar kështu brenda garës në Partinë Demokratike, pjesë e së cilës ishte edhe deputeti i PD-së, Besnik Mustafaj. Një tjetër fakt që vlen të theksohet është se gjatë gjithë kësaj kohe, Kryeministri Berisha nuk ka pasur asnjë kontakt me ish-mikun e tij të vjetër, duke e lënë jashtë çdo vendimmarrjeje të rëndësishme që ndodh brenda kampit blu. Teksa dha dorëheqjen nga posti i ministrit, Mustafaj bëri me dije se ishte i lodhur duke mos dhënë detaje më konkrete që sollën largimin e tij. Pak muaj më vonë, Mustafaj thyen heshtjen duke treguar krisjen e miqësisë shumëvjeçare me shefin e ekzekutivit, me frazën "Berisha nuk është më miku im". Krejt ndryshe ka qenë situata mes deputetit Aleksandër Biberaj dhe kryeparlamentares Jozefina Topalli. Kacafytja Biberaj-Topalli, përveç përplasjeve brenda Partisë Demokratike tregoi qartë se Shqipëria po shkon drejt moshës dixhitale. Konflikti ‘online‘ mes Topallit dhe Biberajt, mori përmasa të mëdha. Biberaj e cilësoi puç institucional shkarkimin e tij nga posti i zv/presidentit të asamblesë së Këshillit të Evropës, ndërsa Topalli e akuzoi këtë të fundit se ka bërë shkelje të rënda financiare për udhëtimet e tij që s‘kanë pasur lidhje me përfaqësimin e Shqipërisë në Këshillin e Evropës.
PD-Tiranë
Bumçi, drejt
zgjedhjes
Fundi i muajit prill do të sjellë edhe emrin e ri të kryetarit të Partisë Demokratike në degën Tiranë. Sokol Olldashi do të lërë mandatin e kreut të demokratëve kryeqytetas përpara zgjedhjeve të 28 qershorit dhe po i njëjti fat do të jetë edhe për sekretarin e përgjithshëm të kësaj dege, Bujar Nishani. Kryeministri Sali Berisha tashmë e ka menduar se për cilin do të hedhë votën e tij që të kryesojë PD-në e Tiranës. Kandidatura e Bumçit, duket më favoritja për të zëvendësuar Olldashin. Jetëgjatësia e Bumçit në këtë post do të varet nga rezultati i zgjedhjeve të 28 qershorit për Tiranën. Në rast se Partia Demokratike nuk merr votat e mjaftueshme për të pasur shumicën e deputetëve nga 32 mundësi që ofron Tirana, atëherë e ardhmja e deputetit Bumçi në këtë post do të vihet në dyshim. Sa më shumë afrohen zgjedhjet brenda partisë, aq më shumë përforcohet ideja se cili do të jetë fituesi. Tërheqja e Gjergji Bojaxhiut dhe heshtja e Edi Palokës lë në garë më pak kandidatë. Deputeti Besnik Mustafaj ka bërë me dije disa ditë më parë se nuk do të tërhiqet nga gara, megjithatë gjithçka mund të ndodhë deri në momentin e fundit. Tifozllëku në një garë është i kuptueshëm, por kjo nuk ndikon te fituesi", është shprehur Lajla Përnaska, një tjetër kandidate për këtë post.