Poli i Lirisë denoncon PD dhe PS për manipulim fushate dhe censurë mediatike
Koalicioni Poli i Lirisë denoncoi deformimin e fushatës mediatike zgjedhore nga binomi PD-PS. Sipas anëtarit të Orientimit të politikave Poli i LirisëApollon Baçe, është bërë manipulimi i kësaj fushate elektorale nga ana e dy partive kryesore në vend, PS-PD. Baçe theksoi se këto dy parti kanë frikë nga votuesi shqiptar dhe për këtë arsye nuk pranojnë që të ballafaqohen me përfaqësues të Polit të Lirisë në debatet televizive.
Të vetëdijshëm se përgjegjësia e gabimeve të rënda të 18 vjetëve të shkuar: pabarazia para ligjit, korrupsioni, mungesa e transparencës, mungesa e plotë e vizionit ekonomik, i takon sa njërës pale aq edhe tjetrës, të dy këto parti kanë kaluar në debate formale, të mërzitshëm dhe boshe, duke iu shmangur problemeve që shqetësojnë sot shoqërinë shqiptare, - tha Baçe. Në qendër të këtyre debateve, sipas tij, nuk qëndron qytetari shqiptar me hallet dhe dëshirat e tij, por gjuha e interesave të përbashkëta të oligarkisë politiko-financiare të binomit PD-PS. Ndërkohë, debati i sotëm televiziv vijon vazhdën e pseudo-sondazheve për krijimin e opinionit publik se përveç PD-së dhe PS-së nuk ka asnjë alternative tjetër, se ndër dy të këqijat duhet zgjedhur e keqja më e vogël ose nuk duhet marrë pjesë në zgjedhje, deklaroi Baçe. Ndërsa kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, i cili ka informuar për shkeljen e ligjit dhe censurimin e aktiviteteve politike të PDK dhe "Polit të Lirisë" nëpërmjet një shkrese KKRT, OSBE dhe ODHIR. Poli i lirisë i hedh binomit PD-PS dorezën e sfidës për ballafaqimin me idetë dhe vizionet e polit, për ballafaqimin e drejtpërdrejtë në syrin e qytetarit të thjeshtë me gjykatës qytetarin e thjeshtë, i cili di ta ndaje fare bukur farsën mediatike nga realiteti i hidhur, tha Ndoka.
Letra dërguar OSBE-ODHIR dhe KKRT nga Poli Lirisë.
Partia Demokristiane njeh e respekton pavarësinë tuaj profesionale, misionin tuaj te informimit publik, por njëherësh vlerëson se është detyre e çdo institucioni shtetëror, publik e privat te respektoje ligjet ne fuqi, integritetin dhe aktivitetin e çdo subjekti politik, parlamentar e ligjor. Me ketë rast dëshirojmë të shprehim shqetësimin tonë institucional për vendime jo ligjore nga ana e TVSH-së në raport me ligjet e sipërpërmendura. TVSH, si institucioni që financohet nga taksat dhe buxheti i shtetit, po përdoret nga mazhoranca qeverisëse në dëm të subjektit tonë politik (Partia Demokristiane e Shqipërisë). TVSH-ja nuk po pasqyron aktivitet tona politike dhe njoftimet për shtyp edhe kur ato dërgohen të gatshme në formën elektronike janë censuruar në shumicën e rasteve edhe kur vendos ti transmetojë. TVSH, po zhvillon debate televizive me kandidatët sipas Qarqeve, na ka dërguar një shkrese me nr.279 prot, datë 27.04.2009 Format i ri televiziv për pasqyrimin e fushatës elektorale, për zgjedhjet parlamentare ku kërkon bashkëpunim me ne si subjekt politik. Jemi përgjigjur me shkresë zyrtare dhe kemi dërguar emrat e personave për debat. Sot vërejmë me shume shqetësim, se drejtuesit e TVSH-se te ndikuar nga urdhrat politikë, po veprojnë në kundërshtim me ligjin, duke zhvilluar debate me parti të të njëjtit koalicion politik, konkretisht Aleanca e Ndryshimit PD e PR, ndërsa për koalicionet e majta Bashkimi për Ndryshim, PS dhe Aleanca Socialiste për Integrim, LSI. Pra nga kampi i majtë ruhet përfaqësimi i dy koalicioneve, ndërsa djathtas përjashtohet Koalicioni Poli i Lirisë dhe PDK. Debatet bipolare PD e PS vërehen në shumë televizione private, duke përjashtuar koalicionet e tjera dhe alternativat e ndryshme politike. Tashmë është e qartë që ekzistojnë katër koalicione dhe debatet duhet të fokusohen ndërmjet këtyre koalicioneve. Vërejmë me shqetësim interferimet politike të pushtetit, djathtas nga qeveria dhe majtas nga bashkia e Tiranës, duke përdorur të gjithë ndikimet e pushtetit dhe më gjerë, për përjashtimin e koalicioneve të tjera nga debatet dhe prezenca televizive. Në shumë media është quajtur Rrethimi mediatik i Polit të Lirisë, i cilësuar nga shumë analistë politik të paanshëm. Kërkojmë ndërhyrjen tuaj për respektimin e ligjit, thuhej në fund të letrës..