Lidhet marrëveshja, për liqenin e Shkodrës.
Ministri i Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi dhe Ambasadori Gjerman ne Tiranë, Bernd Borkard nënshkruan marrëveshjen e projektit Programi i mbrojtjes së mjedisit të liqenit të Shkodrës me një vlerë që kap shifrën e 7.5 milionë Euro. Ministri Olldashi mbas nënshkrimit të marrëveshjes tha se në radhë të parë falënderon qeverinë gjermane dhe KfË që është donatori kryesor ne sektorin e ujit me një investim qe kap shifrën e 130 milion Euro gjate këtyre viteve gjithashtu falënderoj dhe ambasadorin Gjerman Borkard për vëmendjen me te cilën ka ndjekur këtë proces gjatë gjithë ecurisë së tij, si dhe të gjithë stafin që ka përgatitur këtë marrëveshje.
Ndër të tjera ministri i transporteve Olldashi theksoi se Programi i mbrojtjes së mjedisit të liqenit të Shkodrës,është shumë i mire dhe do të zgjidhë përfundimisht çështjen e mbrojtjes se mjedisit në zonën përreth liqenit të Shkodrës në zonën e Dobraçit, Shirokës dhe Zogajt, ku parashikohet kanalizimi i ujerave te përdorura impianti e trajtimi i tyre . Gjithashtu ministri Olldashi theksoi se kjo është një tjetër arritje e qeverisë Berisha, dhe se e njëjta punë do të vazhdojë të bëhet në të gjitha qytetet e tjera të Shqipërisë. Sipas ministrit Olldashi futja e Shqipërisë në NATO do të rrisë fondin e investimeve që do të vijnë nga jashtë. Ndërsa ambasadori Gjerman Bernd Borkard u shpreh se marrëveshja në fjalë është pjesë e programit te bashkëpunimit midis Republikës Federale të Gjermanisë, Shqipërisë Zvicrës dhe Austrisë. Ndër të tjera ambasadori Bernd Borkard nënvizoi faktin se po realizohen projekte të tjera dhe në qytete si në Kavajë, Korçë, Pogradec dhe do të vazhdohet dhe në qytete të tjera. Angazhimi gjerman në fushën e furnizimit me ujë të pijshëm është vetëm një pjesë e bashkëpunimit gjerman me shtetin Shqiptar, tha gjatë fjalës së tij ambasadori Bokard. Gjithashtu ambasadori Bokard theksoi se Shqipëria ka bërë shumë hapa para në drejtim të Bashkimit Evropian, por shteti Shqiptar duhet të vazhdojë akoma me reformat e saj në disa sektorë ekonomikë. Sipas ambasadorit Borkard përfundimi i plotë i këtyre reformave kërkon akoma, dhe vetëm atëherë Shqipëria do të mund të bëhej anëtare me të drejta të plota e familjes së madhe Evropiane. Në përfundim të fjalës së tij ambasadori Gjerman theksoi se futja e Shqipërisë në BE dhe i gjithë Ballkanit perëndimor do të sillte stabilitet ekonomik dhe politik jo vetëm në rajon por në të gjithë Evropën e bashkuar.