E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjana: Nuk e kam problem kandidimin në Dibër

Deputeti demokrat Jemin Gjana ka deklaruar se për të nuk përbën problem kandidimi në një qark tjetër në zgjedhjet e 28 qershorit. Ai ka theksuar se ka qenë pjesë e Parlamentit shqiptar që prej fillimit të viteve 90 dhe ka shprehur bindjen se do të rizgjidhet edhe këtë herë. Jam pjesë e një liste në qarkun e Dibrës dhe kjo nuk përbën asnjë problem. Historinë e kam të njëjtë me ato të viteve më parë. Kam qenë deputet në Pogradec, Kukës, Mirditë, Has dhe tani jam pjesë e listës së qarkut të Dibrës. Kam vite pa e ndërprerë Parlamentin, gjithmonë kam qenë me PD duke kandiduar në zona të ndryshme të vendit, ka pohuar Gjana. Ndër të tjera, ministri i Bujqësisë ka shprehur bindjen se edhe këtë herë qarku i Dibrës do të marrë ngjyrën blu, pasi sipas tij, ndryshe nga 4 vite më parë, sot ky qark ka ndryshuar infrastrukturë fal investimeve të qeverisë. Qarku i Dibrës ishte një nga zonat më të varfra në vend. Ajo ka qenë nga zonat më të pasura në minerale, në pyje e burime hidrike, por e mbetur e pazhvilluar për dekada me radhë. Ne kemi bërë një rritje të ndihmave ekonomike, krahasuar me vitin 2005 dhe investimet që kanë shkuar në qarkun e Dibrës janë 5-7 herë më të mëdha, krahasuar me 4 vjet më parë, ka nënvizuar Gjana, i cili ka bërë edhe një ekspoze se ku janë përqendruar këto investime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›