E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha u tregon mbesave gjurmet e rruges se Arbrit

Rruga e Arbrit Berisha u tregon mbesave gjurmet. Kryeministri ngjitje ne lartesine e Malit te Dajtit

Ka lene menjane kostumin dhe kollaren dhe krejt sportiv eshte zhvendosur drejt lartesise sepse ato jane pasioni i hershem i Sali Berishes. Nga andej shihen horizontet... Dita ne Malin e Dajtit dje nisi e mjegullt por rrezet e diellit te parat mberriten ne Dajt per te zbritur me pas mbi kryeqytet. Eumlshte momenti kur familja kryeministrore preferon ajrin e paster te natyres se mrekullueshme te Dajtit. Jo vetem clodhje pas nje pune intensive por edhe nje stervitje e mire per njeriun qe levizjen e ka te pandashme ne jete. Kryeministri Sali Berisha se bashku me familjen po kalon fundjaven ne malin e Dajtit. Turizmi malor por edhe mali i Dajtit mbeten nje nga destinacionet e preferuara te Kryeministrit te vendit per te kaluar fundjaven se bashku me familjen. Diten e djeshme Kryeministri ua kushtoi mbesave dhe nipit te tij me te cilet ka kaluar nje paradite te kendshme. I pasionuar edhe pas historise z. Berisha shfrytezoi edhe lartesine dhe mundesine qe te jep maja e malit te Dajtit per te pare tej ne horizont e per tu shpjeguar mbesave te tij edhe gjurmen nga ku kalon Rruga e Arbrit dhe historikun e saj.I vendosur ne nje pike nga ku shihej qarte trajektorja e kesaj vepre gjigante Berisha u tregoi mbesave per kete magji te kombit. Kryeministri bashke me familjen e tij here pas here ne fundjave preferon ngjitjen ne malin e Dajtit dhe pushimin ne vilen qeveritare ne kete zone turistike te vendit. Ne ecjen mbi debore ate e shoqerojne si zakonisht mbesat e tij dhe nipi te cilet prej gjyshit kane mesuar ecjen e shpejte e cila pse jo do tu sherbeje ne jete kur ata te rriten...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›