E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: 2010 vit i reformave, PS të votojë Gj. Administrative

Për këtë arsye, kjo parti kërkoi nga opozita votimin e ligjit për Gjykatën Administrative si dhe nisjen e punës për reformën zgjedhore.

“Për fat të keq, vitin që kaloi, u vërejt mungesa totale e kontributit të opozitës për të bashkëpunuar. Nga opozita u ndoq një politikë bllokuese, dhe në mungesë të plotë të alternativave. Ndërkohë që këtë vit, është e domosdoshmë një qasje tjetër nga ana e saj, e sidomos kur bëhet fjalë për reforma të rëndësishme. Opozita duhet të investohet pozitivisht në të mirë të interesave të vendit. Votimi dhe ngritja e Gjykatës Administrative është një nga hapat e parë që duhen ndërmarrë dhe për të cilat opozita duhet të ndërrojë mendje, pasi është një kërkesë e vetë biznesit, e vetë shoqërisë, por është njëkohësisht edhe një ndihmë e aleatëve tanë strategjikë e cila nuk mund të refuzohet”, tha sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Ardit Çela.

Ai shtoi se fillimi i punës për reformën zgjedhore është një hap tjetër i rëndësishëm për të cilën ka kërkuar edhe Parlamenti Evropian. “Në të njëjtën kohë, fillimi i punës për reformën zgjedhore, si një kërkesë e Parlamentit Europian është një tjetër hap i cili duhet hedhur, dhe për të cilin opozita duhet të japë konsensusin e saj, pasi në kundërshtim nga sjellja e vitit të kaluar, tashmë ka ardhur koha për t’u treguar seriozë e të përgjegjshëm”, vijoi ai. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-09 13:26
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›