Berisha uron Berluskonin për fitoren në Itali
Kryeministri Sali Berisha përshëndeti ditën e djeshme fitoren e Silvio Berluskonit në zgjedhjet e përgjithshme në Itali. “Unë pata një bisedë shumë të përzemërt me mikun tim që në orët e para të fitores së tij dhe i shpreha një urim shumë miqësor. Të dy ramë në të njëjtën linjë që të intensifikojmë marrëdhëniet midis dy vendeve, midis dy miqve, marrëdhëniet midis dy forcave politike, marrëdhëniet e gjithanshme. Edhe një herë dua t’i përcjell urimet më të përzemërta kryeministrit të ditëve afërta të Italisë Silvio Berluskoni, si dhe të shpreh, gjithashtu, falënderimet e mia ndaj kryeministrit Romano Prodi për ndjenjat e tij thellësisht miqësore, të dëshmuara ndaj Shqipërisë e shqiptareve dhe mbështetjen dhe ndihmën që ai ka dhënë”, - tha Berisha për mediat.
16 Prill 2008