Abuzimet në Hipotekë, largohen nga puna 135 punonjës
Gati 50 dosje për t’u dërguar për hetim në Prokurori. Kontrollet, më shumë abuzime në bregdetet e Durrësit dhe Vlorës
Laureta Rryçi
Tiranë - Abuzimet me regjistrimin e pronës u ka kushtuar vendin e punës 135 personave që punonin nëpër zyrat e Hipotekave në vend. Kanë marrë vërejtje deri në paralajmërim për largim nga puna rreth 105 punonjës të tjerë. Këto shifra konfirmohen nga burime zyrtare të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për gazetën “Albania”. Pas një raporti që përmban shifra të një viti pune në këto zyra, të njëjtat burime shpjegojnë se janë ndërmarrë një sërë reformash për të minimizuar rastet abuzimeve me pronat. Faktet e konstatuara nga inspektime të ndryshme kanë rezultuar se jo vetëm janë ndryshuar dokumente mbi vërtetësinë e pronës, por ka pasur raste ku janë zhdukur ato.
Të ndëshkuarit
Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme i janë nënshtruar vitin e fundit një reforme të thellë strukturore dhe administrative. Lufta ndaj korrupsionit në këtë institucion është përditësuar dhe ka dhënë rezultate, që sipas burimeve zyrtare nga ZQRPP-ja, janë të kënaqshme. Sipas këtyre burimeve, përgjatë vitit 2007 në këtë institucion janë larguar 105 persona për shkelje në detyrë dhe tre të tjerë janë pezulluar deri në sqarimin e plotë të çështjes nga ana e Prokurorisë. Ndërsa gjatë vitit 2008 janë larguar edhe 30 punonjës të tjerë. Ndërkohë, burimet shtojnë se 105 punonjës të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme kanë marrë vërejtje administrative deri në paralajmërim për largim nga puna për shkak të parregullsive që janë vënë re në punën e kryer nga ana e tyre.
Prokuroria
Gjithashtu, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka intensifikuar bashkëpunimin me Prokurorinë, ku ka dërguar deri tani 25 çështje për ndjekje penale, ndërsa është në përmbyllje të 50 çështjeve të tjera që do t’i dërgohen Prokurorisë. Shkeljet që janë në përpunim e sipër janë zbuluar nga ana e Kontrollit Tekniko Ligjor të ZQRPP-së kryesisht në dy qytetet bregdetare, si në Vlorë dhe në Durrës. Ndërkohë, kontrolli i brendshëm është shtrirë në të gjitha Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Sipas burimeve brenda ZQRPP-së, “lufta ndaj korrupsionit në këtë institucion me rëndësi të veçantë është orientuar në radhë të parë si reformë institucionale dhe së dyti si një kontroll i vazhdueshëm mbi ligjshmërinë e praktikave që përpunohen nga ana e punonjësve. Kjo luftë është e përditshme dhe jo me fushata. Duhet theksuar se roli i Prokurorisë deri pak kohë më parë ka qenë inekzistent, paçka se ZQRPP-ja ka bërë denoncime të shumta. Ndërkohë, bashkëpunimi me Prokurorinë kohët e fundit është intensifikuar”.
Udhëzimi më i fundit për pronësinë
Udhëzimi më i fundit ka përcaktuar se kalimi i të drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, tokë dhe ndërtesë, do të tatohet me 10 për qind të fitimeve kapitale të realizuara. Ky rregull nuk është i vlefshëm në rastet e shkëmbimit të së drejtës së pronësisë mbi tokën me të drejtën e pronësisë mbi ndërtesën e ndërtuar mbi tokë. Në këtë rast tatimi i të ardhurave kryhet sipas procedurës së dhënë në nenin 20 të Ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar. Individi që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme paguan tatimin para kryerjes së regjistrimit të kësaj pasurie, në përputhje me aktet ligjore përkatëse. Pasuria e paluajtshme nuk regjistrohet pa provuar pagimin e detyrimit pranë Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Me kalim të së drejtës së pronësisë kuptohet akti i shitjes apo akti i dhurimit të pasurisë së paluajtshme. Në kuptim të nenit 11 të Ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, me termin “fitim kapital i realizuar” kuptohet diferenca ndërmjet vlerës në shitje dhe vlerës në blerje të pasurisë ndërtesë apo tokë.
Vlera në shitje e pasurisë së paluajtshme përcaktohet në kontratën e noterizuar të shitjes, e cila është firmosur nga palët (shitësi dhe blerësi). Kontrata duhet të shprehë sipërfaqen në metër katror të pasurisë, çmimin për metër katror dhe vlerën e saj. Kontrata duhet të jetë e shoqëruar me hartën, planimetrinë dhe dokumentet e tjera që shërbejnë për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme. Në rastet kur individi kalon pronësinë, për herë të dytë e në vazhdim, për efekt të llogaritjes së fitimit kapital të realizuar do të merret diferenca midis vlerës së shitjes dhe vlerës së blerjes e përcaktuar në kontratën paraardhëse.
Skema për t’i dorëzuar dokumentet më shpejt
ZQRPP-ja, që nga fillimi i vitit 2007 ka ndërmarrë edhe disa reforma të brendshme institucionale, duke e sjellë Zyrën e Regjistrimit te prioriteti i saj që është shërbimi ndaj qytetarëve dhe biznesit. “Është implementuar sistemi elektronik i aplikimit të qytetarëve. Kjo do të thotë se një qytetar vjen në ZRPP, tërheq një biletë ku ka të shkruar orarin e aplikimit dhe brenda dhjetë minutash mbaron aplikimin e tij. Të dhënat ruhen në një server dhe janë të monitorueshme. Kjo shmang radhët e gjata që kanë qenë problematike në këtë institucion dhe mitmarrjet, për të kaluar më shpejt aplikimet. Gjithashtu, të gjitha aplikimet janë të kontrollueshme nëpërmjet rrjetit kompjuterik duke bërë të pamundur shmangien e praktikave nga ana e punonjësve. ”Efikasiteti i implementimit të kësaj reforme tregohet edhe nga fakti se gjatë vitit 2007 në këtë Zyrë janë përpunuar 40% më shumë dosje se në vitin 2006 dhe kjo duket edhe nga rritja e ndjeshme e të ardhurave që vijnë nga shërbimet që ofron institucioni. Gjithashtu ZQRPP-ja ka ndërmarrë reforma që synojnë zbutjen e barrierave burokratike, kryesisht për biznesin, duke hapur sportele dhe sektorë të posaçëm për të. Kohëzgjatja e aplikimit dhe përpunimit të dosjeve për biznesin është shumë e shkurtër. Aplikimet për transaksione nëpërmjet bankave zgjasin vetëm 48 orë, ndërsa është lehtësuar ndjeshëm rruga burokratike që ata duhet të ndjekin.
Sistemi i ri
Tani qytetarët nuk e kanë më të nevojshme që të qëndrojnë për orë të tëra në radhë për të kryer veprime për pronën. Sistemi më i ri u ka mundësuar atyre që ata të paraqiten vetëm dy herë për kërkesën e tyre. Fillimisht do të paraqesin kërkesën, në këtë ditë ata do të pajisen me një kupon dhe do t’u përcaktohet data dhe orari kur duhet të fusin kuponin në aparaturat elektronike të Zyrave Vendore për Regjistrimin e Pasurive. Më pas atyre do t’u vijë përgjigjja me postë.
Shërbimet
Për të gjitha shërbimet që kryen Zyra për Regjistrimin e Pasurive, janë përcaktuar kode për shkak të sistemit të ri elektronik. Në këtë numër qytetarët do të gjejnë kodet dhe shërbimet për dokumentet që shërbejnë për kalimin e pronësisë, informacionin, regjistrimin dhe fshirjen e barrëve, regjistrimin e pasurisë truall/ ose ndërtesë të fituar në bazë të 28 proceseve ligjore që janë të parashikuar në formular. Së fundi dokumentet për regjistrimin fillestar të pasurisë.
15 Prill 2008