E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha uron Imzot Rrok Mirditën

Kryeministri Sali Berisha, gjatë një vizite në mesditë në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, uroi Arqipeshkvin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Rrok Mirditën, me rastin e 70- vjetorit të lindjes së tij. Kryeministri shprehu kënaqësinë që këtë 70-vjetor, Imzot Rrok Mirdita e kremton me një marrëveshje të shkëlqyer të bashkëpunimit me qeverinë, si dhe me një ligj të ri të miratuar në Parlament, për një qëndrim të përshtatshëm të shtetit dhe të qeverisë ndaj besimeve fetare. "Për mua ishte një kënaqësi e veçantë të uroja Imzot Rrok Mirditën për 70-vjetorin e lindjes së tij, me urimet më të përzemërta", u shpreh Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›