E Diel, 1 Nëntor 2026

"Vota për Ramën, mbështetje për vendimin e bojkotit"

Sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi, vlerësoi si një sukses realizimin zgjedhjeve të brendshme për kryetar në parti. Në një komunikim me median, Klosi ka përshëndetur edhe një herë pas Ramës dhe Lakrorit, të gjitha strukturat dhe anëtarësinë e Partisë Socialiste që mbylli një proces zgjedhor, të cilësuar nga të gjithë si i rregullt, i lirë dhe i ndershëm, që tregon jo vetëm shkallën e demokracisë së brendshme në partinë më të madhe në vend, por edhe standardet që ne zbatojmë. Klosi tha se "zgjedhjet e ditës së shtunë, nuk zgjodhën vetëm kryetarin e Partisë Socialiste për 4 vitet e ardhshme, por në të njëjtën kohë, konfirmuan në mënyrë plebishitare qëndrimin e socialistëve dhe socialisteve në mbështetje të marrëdhënies së kushtëzuar me Parlamentin, për aq kohë sa nuk zbardhet e vërteta e 28 qershorit". Partia Socialiste, theksoi ai, është më se e vendosur në marrëdhënien e saj të kushtëzuar me Parlamentin për aq kohë sa mazhoranca nuk siguron të drejtën legjitime për të zbardhur të vërtetën e 28 qershorit. Klosi, në emër të PS-së, ka theksuar edhe një herë se ata nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre, megjithëse kanë kaluar javë nga parashtrimi i saj dhe kryeministri Berisha vazhdon të heshtë. "Kërkesa jonë për zbardhjen e së vërtetës që mbahet mbyllur në kutitë e votimit, është e qartë për të gjithë shqiptarët.

E.Gjura

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›