E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha uron Merkelin: Fitofsh katër mandate rresht!Nga TemaKryeministri, Sali Berisha, përshëndeti të hënën në darkë fitoren e kancelares gjermane, Angela Merkel, në zgjedhjet e së dielës. Berisha tha se I uronte asaj që të fitonte katër mandate rre

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Berisha uron Merkelin: Fitofsh katër mandate rresht!Nga Tema

Kryeministri, Sali Berisha, përshëndeti të hënën në darkë fitoren e kancelares gjermane, Angela Merkel, në zgjedhjet e së dielës. Berisha tha se I uronte asaj që të fitonte katër mandate rresht. “Jam këtu për të përshëndetur një ngjarje shumë të madhe për Evropën, fitoren e kancelares Angela Merkel, fitore me një rëndësi të madhe për Evropën e vlerave, Evropën e së ardhmes, Evropën e integrimit. Një nga kundërshtarët e saj të krahut më të majtë, Lafonteni, e komentoi në këtë mënyrë: “Gjermanët votuan për ata që sollën krizën.” Gjermanët janë të mençur, votuan dhe iu besuan vetëm atyre që mund t’i nxjerrin nga kriza dhe po e nxjerrin Gjermaninë nga kriza. Dalja e Gjermanisë nga kriza është dalja e Evropës nga kriza. Fitorja e qendrës së djathtë në Gjermani është një ngjarje madhore, jo vetëm për qendrën e djathtë, por për mbarë Evropën, ndaj dhe unë i uroj kancelares Merkel që në rrugën e suksesit të saj, të ripërsërisë paraardhësin e vet të madh Helmut Kol me katër mandate. Sikundër, më duhet të them se ajo është rruga me e mirë edhe për shqiptarët dhe Shqipërinë”, - tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›