Berisha vizitë zyrtare në Kinë
Me ftesë të kryeministrit kinez Ëen Jiabao, kryeministri i Shqipërisë do të vizitojë Kinën, nga datat 17- 21 prill. Gjatë kësaj vizite, kryeministri Berisha do të marrë pjesë gjithashtu edhe në Konferencën vjetore të Forumit të BOAO-së, për Azinë. Ndër të tjera, lajmi është dhënë edhe nga zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze në një konferencë të zakonshme shtypi.
Vizita e kryeministrit shqiptar do të pasohet nga vizita e kryeministrit finlandez Matti Vanhanen. Vizita e fundit që kryeministri shqiptar Sali Berisha ka bërë në shtetin komunist ishte në tetor të vitit të kaluar. Gjatë vizitës së tij Berisha kërkoi rritjen e investimeve kineze në vendin tone dhe sugjeroi një marrëveshje partneriteti strategjik dypalësh e cila do të nxiste bashkëpunimin ekonomik.